×
  • Kronika
  • Kronika

    Gjykata merr vendim për tropojanin e dyshuar për vrasjen në Gjakovë

    FrontOnline
    08 Korrik 2020

    Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për të dyshuarin për vrasje dhe tentim vrasje, Vilson Imeraj.

    Ai dyshohet se në orët e para të mëngjesit të së martës, ka therur me thikë tre anëtarë të familjes Mulaj në fshatin Bardhaniq të Gjakovës.

    Prokurori i Ali Uka ka dhënë detaje lidhur me rastin.

    Vilson Imeraj nga Tropoja dyshohet se ka therur me thikë tre anëtarë të familjes Mulaj nga Bardhaniqi, mëngjesin e së martës.

    Atij sot Gjykata i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

    “Sot është mbajtur seanca ku është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh për të dyshuarin”, ka thënë Uka.

    Imeraj dyshohet se me një thikë kuzhine vrau të kryefamiljarin Ndue Malaj, i cili nga plagët e marra, vdiq në vend.

    Të lënduar kanë mbetur edhe bashkëshortja e djali i viktimës.

    23-vjeçari Mark Mulaj i cili ishte në rrezik për jetën, po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

    Brenda dy ditësh, ai pritet të intervistohet lidhur me tragjedinë që ndodhi në familjen e tij.

    Këtë për Express e ka konfirmuar prokurori i rastit, Ali Uka.

    “Motivet ende nuk dihen, pasi po presim ta intervistojmë djalin i cili gjendet i shtrirë në QKUK. Ka qenë në gjendje kritike për jetën, por tani sipas familjarëve është në gjendje më të mirë. Kam autorizuar policinë që ta intervistojnë brenda dy ditësh në QKUK ku po trajtohet”, deklaroi Uka.

    Krimi në familjen Mulaj ndodhi mesnatën e së martës.

    I dyshuari Vilson Imeraj nga Tropoja po qëndronte mysafir në familjen Mulaj, pasi ishte nip i zonjës së shtëpisë.

    Ai kishte ardhur nga Shqipëria në Kosovë rreth tri ditë para ngjarjes tragjike.

    Krejt këtë vepër të rëndë, Imeraj dyshohet se e kreu rreth orës 03:00 të mëngjesit, kur e gjithë familja ishte në gjumë.

    Nga Rubrika
    Kronika22 Dhjetor 2024
    Katër persona janë përfshirë në një rrahje gjatë së shtunës në Ferizaj. Gjatë intervenimit të policisë, njëri nga të dyshuarit e ka...
    Kronika22 Dhjetor 2024
    Një sasi e drogës e dyshuar të jetë e llojit kokainë dhe një armë e zjarrit janë gjetur në një veturë të...
    Kronika22 Dhjetor 2024
    Një person është arrestuar mbrëmjen e së shtunës në Prishtinë, konkretisht në lagjen Vetërnik. I dyshuari derisa ka qenë duke lëvizuar me...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti u pyet për refuzimin për ta takuar kryesindikalistin e sektorit privat, Jusuf Azemi i cili ka thënë për Front...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Shqipëria zyrtarisht e ka bllokuar për një vit qasjen në rrjetin social TikTok. Vendimi u mor ditën e djeshme nga ekzekutivi shqiptar....
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Niveli i kërcënimit po rritet në arenën globale, por nuk ka nevojë të trembni njerëzit duke folur për Luftën e Tretë Botërore....
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës tha se “shpërndajra e buxhetit të shtetit në kohë fushate është skemë e korrupsionit publik”, ndërsa...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Gresa u ka treguar konkurrentëve se me kë ka biseduar në telefon për herë...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Banori i shtëpisë më të madhe në vend, Xuxi ia ka kërkuar cigaret e ‘vjedhura’ Gjestit. Mirëpo Gjesti nuk e kishte hallin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.