×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykata Kushtetuese e pezullon sërish Ligjin për Zyrtarët Publikë

    FrontOnline
    05 Maj 2020

    Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme për herë të dytë të Ligjit për Zyrtarët Publikë.

    Me vendimin e Kushtetueses, ky ligji do të jetë i pezulluar deri më 30 qershor 2020.

    Më 8 nëntor 2019, Avokati i Popullit kishte kërkuar nga Gjykata që të vlerësojë përputhjen e disa neneve, dispozitave të Ligjit me Kushtetutën e Kosovës.

    Ligji mbi Zyrtarët Publikë kishte hyrë në fuqi më 12 shtator të vitit 2019, ndërsa me vendim të Gjykatës Kushtetuese ekzekutimi i tij ishte pezulluar përkohësisht më 19 nëntor të atij viti.

    Masa e përkohshme për herë të parë e këtij Ligji i është vazhduar deri në muajin prill të vitit 2020, ndërsa tani kjo Gjykatë për herë të dytë e vazhdoi pezullimin e ligjit deri më 30 qershor.

    “Gjykata, në mbështetje të nenit 116.2 të Kushtetutës, të nenit 27 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe të rregullit 57 të Rregullores së punës, njëzëri vendosi: I. TA VAZHDOJË masën e përkohshme të vendosur me Vendimin për masë të përkohshme në rastin KO 203/19 të datës 19 nëntor 2019, të vazhduar me Vendimin e 26 shkurtit 2020, deri më 30 qershor 2020; II. TA VAZHDOJË PEZULLIMIN e zbatimin në tërësi të Ligjit nr. 06/L-114 për Zyrtarët Publikë në kohëzgjatje të përcaktuar në pikën I”, thuhet në njoftimin e Kushtetueses.

    Ky Ligj kishte shfuqizuar Ligjin mbi Shërbimin Civil, dhe me të janë paraparë disa risi, siç janë emërimet në pozita të larta drejtuese, emërimet e komisioneve me mandat dhe të tjera.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.