×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjuriq: Pika e parë në Bruksel për palën tonë është Asociacioni i Komunave Serbe

    FrontOnline
    16 Shtator 2020

    Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriq, pas njoftimit e të dërguarit të BE-së Miroslav Lajçak se nesër temë e takimit mes palës kosovare dhe asaj serbe në Bruksel do të jenë pretendimet e përbashkëta financiare dhe komunitetet joshumicë, dhe tha se për palën serbe pikë e parë e takimit do të jetë Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbë në Kosovë.

    Ai shkroi se për Asociacionin është rënë dakord para shtatë vjetësh nën lehtësimin e BE-së derisa ka shpërndarë edhe pikat e asaj marrëveshje.

    “Faleminderit për mikpritjen. Tema e parë në rendin e ditës nesër do të jetë Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe. Të paktën për palën serbe. Për këtë u ra dakord nën lehtësimin e BE-së shtatë vjet e gjysmë më parë”.

    Kryeministri Avdullah Hoti para Akademisë së Shkencave dhe Artit të Kosovës ka konfirmuar se do t’i rikthehet Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

    “Unë besoj që tregojmë seriozitetin shtetëror kur i respektojmë marrëveshjet që i kemi nënshkruar dhe ratifikuar në Kuvendin e Kosovës”.

    Në vitin 2015, Asociacioni ishte shpallur antikushtetues në të shtatë kapitujt e tij.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.