×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjilani nis fushatën sensibilizuese “Vendose maskën, shpëto jetën”

    FrontOnline
    21 Gusht 2020

    Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka nisur sot aktivitetin “Vendose maskën, shpëto jetën”, ku janë të angazhuar të rinjtë e shkollave të mesme dhe organizatave të ndryshme jo-qeveritare, në shpërndarje të maskave dhe vetëdijesim të qytetarëve për masat mbrojtëse anti-Covid-19.

    Në fjalën e tij, nënkryetari i kësaj Komune, Arbër Ismajli, ka falënderuar Policinë e Kosovës për angazhimin permanent në vetëdijesim dhe këshilla për qytetarët në respektimin e masave mbrojtëse.

    “Ekipet e të rinjve që dalin sot në terren së bashku me Policinë e Kosovës, e bëjnë këtë për sensibilizimin e qytetarëve në përdorimin e masave mbrojtëse. Kjo mbetet mënyra e vetme e luftimit të pandemisë globale. Apelojmë që të vazhdohet me respektimin e rekomandimeve të institucioneve të shtetit, për bartjen e maskave, dezinfektuesve dhe ruajtjen e distancës sociale, në mënyrë që sa më pak të rezultojnë raste me infeksion dhe sa më shpejtë ta kalojmë këtë situatë”, ka thënë nënkryetari Ismajli.

    Ndërsa, major Alban Ramushi, komandant i Stacionit të Policisë në Gjilan, ka thënë se bazuar në raportet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, duhet të dimë se virusi është shumë më afër se ajo që jemi duke menduar dhe për këtë duhet një vetëdijësim i të gjithë qytetarëve duke mos e neglizhuar në asnjë moment infeksionin.

    “Virusi është shumë më afër se që ne mendojmë. Kjo është dëshmuar në raporte të rregullta të IKSHP-së, prandaj duhet të bartim maskat, të mbajmë distancën dhe kështu secili ta mbroj familjen e vet. Kujdesi duhet të jetë për të gjitha moshat pa dallim, sepse nuk ka përzgjedhje të moshës se kush infektohet e kush jo”, ka thënë mes tjerash, majori Ramushi.

    Në këtë aktivitet ka folur edhe drejtoresha e DRKS-së, Deniza Limani, e cila ka njoftuar se në këtë aktivitet janë Këshilli i Nxënësve të Gjilanit, Këshilli i Veprimit Rinor Lokal, organizata Fuqia e Bashkimit Rinor dhe organizatat tjera në mënyrë që sensibilizimi të jetë sa më i gjerë.

    Ajo më tej ka njoftuar se aktiviteti i njëjtë do të jetë edhe në lagjet dhe vendbanimet ku jetojnë komunitetet pakicë, me qëllimin që respektimi i masave të jetë në gjithë territorin e Gjilanit dhe te të gjithë qytetarët pa dallime.

    Nesër në këto zona nuk do të ketë rrymë deri në 5 orë
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar pesë të dyshuar për një përleshje në Prishtinë. Rasti ka ndodhur të mërkurën në...
    Lajme26 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24-orëve kanë ndodhur 62 aksidente trafiku. 18 prej tyre janë më të lënduar, ndërsa 44...
    Lajme26 Prill 2024
    Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se presidenca është shndërruar në zyrë ku noterizohen Ligjet e miratuara...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në Polici brenda 24 orëve Viktimat të gjitha ishin femra, të cilat i kanë...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti, duke kujtuar rënien e fashizmit në Itali më 1945 e rënien e diktaturës në Portugali, tha se partia e...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ngjarjen e organizuar nga Partia Socialdemokrate e Gjermanisë, SPD, në hapësirat e...
    Lajme26 Prill 2024
    Qeveria amerikane do të shpallë së shpejti kontrata armësh me vlerë 6 miliardë dollarë të destinuara për Ukrainën, thanë zyrtarët amerikanë për...
    Lajme26 Prill 2024
    Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, premtimet e Qeverisë për luftimin e korrupsionit i ka vlerësuar si boshe. Ai deklaroi për Front Online se populli...
    Lajme26 Prill 2024
    Behgjet Pacolli, ish-presidenti i Kosovës, ka kritikuar pushtetin aktual për mos luftimin e korrupsionit. Pacolli duke folur për Front Online thotë se pavarësisht premtimeve...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.