Gjermania ka regjistruar 966 raste të reja me koronavirusin e ri. Në të dhënat e publikuara nga instituti Robert Koch për sëmundje infektive, është njoftuar për rastet e reja, duke shkuar numri total në 217.293.
Po ashtu Instituti ka njoftuar edhe për katër të vdekur si pasojë e COVID-19, duke çuar shifrën totale në 9201.
Të hënën u raportuan 436 raste të reja dhe një i vdekur.