×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Gjermania organizon koncerte testimi me turma njerëzish, për studimin e koronavirusit

    FrontOnline
    22 Gusht 2020

    Tre koncerte të muzikës ‘pop’ me spektatorë po organizohen qëllimisht në Gjermani për të mundësuar që shkencëtarët të studiojnë rreziqet e eventeve masive dhe përhapjen e koronavirusit gjatë pandemisë.

    Rreth 4,000 vullnetarë të shëndetshëm të moshave 18 deri në 50 vjeç do të nënshkruajnë për pjesmarrjen në eksperimentin e sotëm në Leipzig, që organizohet nga universiteti i Halle.

    Kantautori i ri vendas Tim Bendzko ka pranuar të performojë në të treja koncertet.

    Studimi po kryhet pasi Gjermania regjistroi së fundmi numrin me të lartë të infeksioneve me Covid-19 që prej fundit të prillit.

    Më shumë se 2,000 raste të reja u identifikuan në 24 orët e fundit duke e çuar numrin total të rasteve në 232,082, sipas institutit Robert Koch.

    Kërkuesit thanë se studimi i koncerteve po kryhet për “hetimin e kushteve në të cilat evente të tilla mund të organizohen, megjithë rrezikun e pandemisë”.

    Shkencëtarët kanë planifikuar tre skenare të ndryshme me 4,000 vizitorët në sallën Quarterback Immobilien Arena, në Leipzig.

    Në të parën do të simulohet eventi në kushtet para pandemisë, në të dytin me rritje të higjenës dhe distancimit social, dhe në të tretin me gjysmën e kapacitetit dhe me çdo person që qëndron 1.5m larg njëri-tjetrit.

    Në çdo skenar do të simulohet gjithashtu hyrja dhe dalja nga stadiumi me performanca nga Tim Bendzko “për të përshkruar sjelljen e spektatorëve në mënyrë sa më realiste të jetë e mundur”.

    Të gjithë pjesëmarrësit po testohen për Covid-19, u jepen maska fytyre dhe mjete gjurmuese për të matur distancimin e tyre.

    Studiuesit po përdorin dezinfektantë ndriçues për të zbuluar se cilat sipërfaqe preken më shumë nga pjesëmarrësit, dhe po monitorojnë piklat e shpërndara në ajër me frymëmarrjen, si një mënyrë e mundshme për transmetimin e virusit.

    Projekti është financuar me 990,000 euro nga landet e Saxony-Anhalt e Saxony me qëllim gjetjen e rrugës për rihapjen e eventeve të mëdha sportive e muzikore.
    “Pandemia ka paralizuar industrinë e eventeve prandaj është e rëndësishme të zbulojmë kushtet teknike të minimizimit të riskut,” tha ministri i shkencës së Saxony-Anhalt, Prof Armin Willingmann.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.