×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Gjermania ofron teste falas të COVID-19, për personat që kthehen nga pushimet

    FrontOnline
    25 Korrik 2020

    Gjermania ka vendosur që të ngrejë disa vende të posaçme të testimit nëpër aeroporte dhe pikat kufitare për të gjithë personat që udhëtojnë jashtë vendit për pushimet verore, nëpër zonat më të rrezikuara me COVID-19.

    Kështu bëri të ditur me një video mesazh gazetari i DW-së Bahri Cani, i cili tha se ky vendim është marr në një konferencë të ministrave të Shëndetësisë në Gjermani.

    Sipas tij, nëse personat që vijnë në Gjermani dhe nuk kanë me vete një test jo më të vjetër se 48 orë, mund ta bëjnë një test falas nëpër pikat kufitare dhe aeroporte të ofruar nga shteti gjerman, përcjell Telegrafi.

    Mirëpo siç tha ai këto teste nuk janë të obliguara që të bëhen nëpër pikat e ngritura, por nëse personat nuk i bëjnë këto teste, Cani shpjegoi se ata janë të detyruar që të karantinohen për dy javë.

    “Konferenca e ministrave të shëndetësisë në Gjermani kanë marrë disa vendime shumë të rëndësishme për të gjithë ata që udhëtojnë jashtë më pushime. Nëpër aeroportet e Gjermanisë do të ngrihen disa vende të posaçme të testimit pë ata persona që kthehen nga vendet e rrezikuara. Testet nuk janë të obliguara që të bëhen nëpër aeroporte, por kjo është një ofertë e autoriteteve gjermane. Testi është vullnetar. Nëse keni bërë një test nga vendi që vini dhe është nuk është më i vjetër se 48 orë nuk keni nevojë të bëni test, por nëse nuk jeni testuar atëherë ose duhet të testoheni në aeroport ose të shkoni në karantinë dy javore.  Gjermania ka vendosur që të gjitha testimet në aeroporte të bëhen falas dhe janë pa pagesë. Testet pa pagesë do të bëhen edhe për ata që kthehen me makinë, autobus, anije. Do të ngrihen vende të posaçme edhe afër kufirit për vendet që janë të rrezikuara”, ka thënë Cani.

    Sipas tij, për zonat shëngen, të Bashkimit Evropian që janë më pak të rrezikuara me COVID-19, nuk do të bëjnë teste nëpër këto pika të ngritura, por ata këto teste mund t’i bëjnë tek mjeku i tyre në Gjermani.

    “Për personat që nuk janë të rrezikuar, Gjermania ofron teste pa pagesë por jo në aeroporte. Këta persona mund të shkojnë tek mjeku i tyre dhe të bëjnë testin pa pagesë”, tha ndër të tjera gazetari i DW, Bahri Cani.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Presidenti rus Vladimir Putin mbajti bisedime në Kremlin të dielën me kryeministrin e Sllovakisë Robert Fico, në një vizitë të rrallë në...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrainën në shkurt të vitit 2022. Zëri i Amerikës vizitoi...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Një person i moshës 68-vjeçare është gjetur i pajetë në Vlorë. Sipas policisë, ai është rrahhur me sende të forta, raporton Euronews.al...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.