×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjermania e Franca kërkojnë rifillimin e menjëhershëm të dialogut Kosovë-Serbi nën udhëheqjen e BE-së

    FrontOnline
    23 Maj 2020

    Përmes një shkrimi të përbashkët, të botuar sot në Koha Ditore, ministrat e Jashtëm të Gjermanisë dhe të Francës kanë kërkuar rifillimin e menjëhershëm të dialogut Kosovë-Serbi, nën udhëheqjen e Bashkimit Evropian.

    Ministri francez, Jean-Yves Le Drian, dhe ai gjerman, Heiko Maas, kanë thënë se janë të vendosur që të zgjidhin të gjitha pengesat e mbetura mes Serbisë e Kosovës.

    Ata e shohin situatën e pazgjidhur mes vendeve si faktor destabilizues për tërë Ballkanin Perëndimor dhe si çështje të sigurisë evropiane. Sipas tyre, situata e pazgjidhur pengon përparimin politik të vendeve. Të dy kanë bërë thirrje që qëllimi i dialogut duhet të jetë arritja e një marrëveshjeje juridikisht detyruese mes Kosovës e Serbisë.

    “Për këtë qëllim shtetet anëtare të BE-së emëruan një nga diplomatët më të aftë të Evropës, Miroslav Lajçak, si të dërguar special për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, si dhe për çështje të tjera rajonale. Franca dhe Gjermania janë të gatshme të mbështesin atë dhe ekipin e tij me të gjithë potencialin politik, diplomatik dhe ekonomik. Në prill të vitit 2019, kancelarja Merkel dhe presidenti Macron ftuan udhëheqësit e rajonit në një samit në Berlin. Tani që Miroslav Lajçak ka marrë detyrën, është koha që dialogu të rifillojë. Qëllimi duhet të jetë arritja e një marrëveshjeje të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse, juridikisht detyruese midis Beogradit dhe Prishtinës, e cila i zgjidh të gjitha çështjet e hapura dhe kontribuon në stabilitetin e rajonit. Presidenti Macron ka deklaruar gatishmërinë e tij për të mbajtur një samit të dytë në Paris. Sidoqoftë, gatishmëria për dialog është një parakusht për këtë”, kanë thënë ata në shkrim.

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.