×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjenerali i NATO-s: Duhen dërguar më shumë trupa dhe artileri e rëndë në Kosovë

    FrontOnline
    17 Prill 2024

    Gjenerali Christopher Cavoli, Komandanti Suprem i Aleatëve i NATO-s për Evropën, ka autorizuar që të dërgohen më shumë trupa të NATO-s në Kosovë dhe Bosnjë Hercegovinë, në një kohë që rajoni është mjaft i kërcënuar nga aktorët e tretë.

    Duke raportuar para Senatit amerikan, gjeniali Cavoli tha se NATO duhet të dërgojë jo vetëm më shumë trupa, por edhe artileri më të rëndë në Kosovë, ndërsa vlerësoi rolin e Francës, aeroplanmbajtësja e të cilës ndodhet në Detin Adriatik.

    “Ne kemi bërë një rishikim të planit dhe tregoi se na duhen jo vetëm më shumë forca, por edhe artileri më e rëndë e NATO-s që të vendoset në rajon, Duhen rritur trupa në Bosnjë Hercegovinë dhe ato të KFOR-it në Kosovë për të mbikëqyrjen, zbulimin dhe për të monitoruar kërcënimet ndaj atyre”, tha gjeneral Cavoli.

    Komandanti Suprem i Aleatëve i NATO-s për Evropën e ka konsideruar Rusinë një “kërcënim kronik” për botën, ndërsa e sheh shqetësues faktin e krijimit të një aleance strategjike mes Rusisë, kinës, Iranit dhe Koresë së Veriut.

    “Ne po përballemi me kohë sfiduese, për të mos thënë më pak, në teatrin evropian. Lufta brutale dhe e paprovokuar e Rusisë ka shkatërruar Ukrainën për më shumë se dy vjet. Forcat ruse po shkatërrojnë qytete dhe po shkatërrojnë jetë të pafajshme në një shkallë që nuk e kemi parë që nga Lufta e Dytë Botërore. Këto vende po krijojnë partneritete strategjike të ndërlidhura në një përpjekje për të sfiduar rendin ekzistues. Kjo është thellësisht armiqësore ndaj interesave kombëtare të SHBA”, tha Cavoli./RTSH

    Blini derivate me çmim të lirë dhe hyni në garë për të fituar banesë, iphone 13 e 19 shpërblime tjera
    Nga Rubrika
    Lajme30 Prill 2024
    Nuredin Abazi i cili është duke dëshmuar në Hagë në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ka thënë që Hashim Thaçi ka qenë...
    Lajme30 Prill 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,  bëri homazhe në Gllobar, Verboc dhe Shtuticë, në përkujtim të shqiptarëve të vrarë nga këto...
    Lajme30 Prill 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, me bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe në nderim të jetës së veprimtarit të madh, Ali...
    Të tjera
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Aleksandër Vulin, i sanksionuari i SHBA-ve nga viti i kaluar, pritet të jetë numri dy i Qeverisë së Serbisë, raportojnë mediet serbe,...
    Lajme30 Prill 2024
    Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka listuar një sërë gjërash me anë të së cilave thotë Serbia e ka shkelur...
    Lajme30 Prill 2024
    Rrustem Llapi, 52 vjeçar nga Podujeva është lënë në arrest sipas një vendimi në Dyseldorf, pasi mbi të rëndon vepra e vrasjes...
    Lajme30 Prill 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar Betejën e Qafë Mullarit dhe heroin e kombit, Ilaz Kodra....
    Lajme30 Prill 2024
    Gazetari i FAZ, Michael Martens dhe Gerald Knaus nga “ESI” i janë kundërpërgjigjur presidentit serb, Aleksander Vuçiq, pasi ky i fundit i...
    Kronika30 Prill 2024
    Policia e Komunikacionit Rrugor në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj ka ndaluar shoferin me inicialet S.M i moshës 26 vjeçar, i cili...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.