×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti bëri homazhe në Drenicë: Gjaku i martirëve është dritë e lirisë, është rrënjë e Republikës sonë

    FrontOnline
    30 Prill 2024

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,  bëri homazhe në Gllobar, Verboc dhe Shtuticë, në përkujtim të shqiptarëve të vrarë nga këto fshatra dhe zonat përreth, nga forcat policore e ushtarake të Serbisë më 30 prill 1999.

    “Para 25 vjetëve janë vrarë 276 shqiptarë, që dëshironin të jetonin të lirë në tokën e tyre stërgjyshore dhe gjaku i tyre është sot dritë e lirisë, është rrënjë e Republikës sonë, për çfarë ne u përkulemi përjetësisht dhe shprehim mirënjohjen tonë për këto familje të dëshmorëve që po qëndrojnë gjithnjë të fortë”, tha kryeministri Kurti.

    Pas homazheve në Gllobar, ku nderoi nëntë të vrarët e atij fshati, dhe nderimeve për 60 të vrarët në Verboc, Kryeministri vendosi buqetë me lule edhe në fshatin Shtuticë. Aty, kryeministri Kurti nderoi 76 shqiptarët e vrarë gjatë luftës, ndër ta 32 të vrarë në masakrën e vitit 1999. Në mesin e tyre, dy janë ende të pagjetur.

    Duke vlerësuar flijimet kaq të mëdha të popullit në fshatrat Shtuticë, Gllobar, Verboc, Baks, e mbarë Kosovës, ai tha se Kosova jonë demokratike me progres të gjithanshëm që po e forcon sundimin e ligjit, sovranitetin, integritetin territorial, por gjithashtu edhe drejtësinë dhe ekonominë, është dëshmia që ia ka vlejtur sakrifica edhe për çlirim edhe për përparim. /FrontOnline

    Fjala e plotë e kryeministrit Kurti:

    Jemi këtu në Shtuticë bashkë me mësuesin Rifat dhe me shumë familje të dëshmorëve. Mësuesi Rifat ka qenë vet i plagosur. Në këtë fshat në të cilin janë gjithsej 76 shqiptarë të vrarë, dëshmorë e martirë, në vitin 1998 dhe 1999, ndërkaq para 25 vjetëve, pra me 30 prill 1999, këtu janë 32 të vrarë, dy janë ende të pagjetur.

    Në gjithë këtë zonë me fshatrat Gllobar, Verboc, Baks e kështu me radhë, ku kanë qenë të strehuar popullsia civile, para 25 vjetëve janë vrarë 276 shqiptarë, që dëshironin të jetonin të lirë në tokën e tyre stërgjyshore dhe gjaku i tyre është sot dritë e lirisë, është rrënjë e Republikës sonë, për çfarë ne u përkulemi përjetësisht dhe shprehim mirënjohjen tonë për këto familje të dëshmorëve që po qëndrojnë gjithnjë të fortë.

    Kosova sot është shtet demokratik me progres të gjithanshëm që po e forcon sundimin e ligjit, sovranitetin, integritetin territorial, por gjithashtu edhe drejtësinë dhe ekonominë, andaj kjo është një dëshmi që sakrifica ia ka vlejtur fortë edhe për çlirim edhe për përparim.

    Lavdi gjithë dëshmorëve e martirëve të Shtuticës, Verbocit, Gllobarit, Baksit dhe mbarë popullit tonë ngado që ai është, me këto flijime kaq të mëdha, me çmim kaq të lartë për lirinë që e gëzojmë sot.

    Cilësi, gatim dhe shpërblim
    Nga Rubrika
    Lajme20 Maj 2024
    Profesori dhe analisti amerikan, Edward Joseph tha se Kosova ka humbur një mundësi historike për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Ai tha...
    Lajme20 Maj 2024
    Mbi 23 mijë nxënës më datë 25 dhe 28 qershor do t’i nënshtrohen testit të Arritshmërisë. Këtë vit shpërndarja e nxënësve nëpër...
    Lajme20 Maj 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se kryeministri Kurti e ka sjellë Serbinë si temë kryesore të diskutimit...
    Të tjera
    Lajme20 Maj 2024
    Deputetja Duda Balje në një prononcim për “Debat Plus” ka thënë se nëse bëhet shpërndarja e Kuvendit do e votojë. Ajo gjithashtu...
    Lajme20 Maj 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha se është shumë e rëndësishme arsyeja pse vendi shkon në zgjedhje. I pari...
    Lajme20 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka jap detaje shtesë lidhur me aksionin e zhvilluar gjatë ditës së sotme në veri të vendit. Sipas njoftimit...
    Lajme20 Maj 2024
    Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tregoi arsyet e refuzimit të ftesës për takim me kryeministrin Albin Kurti. Ai tha se ftesa e...
    Lajme20 Maj 2024
    Pas shiut të rrëmbyeshëm që përfshiu orët e para të mëngjesit Prishtinën dhe jo vetëm, sipas parashikimeve të fundit, të martën pasdite...
    Bota/Rajoni20 Maj 2024
    Për herë të parë në Shqipëri kurorëzojnë dashurinë në martesë një çift i komunitetit LGBT. Ndonëse nuk konsiderohet e ligjshme dy vajzat...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.