×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrustem Llapi dërgohet në mbajtje për vrasjen, deklarohen nga prokuroria dhe policia

    FrontOnline
    30 Prill 2024

    Rrustem Llapi, 52 vjeçar nga Podujeva është lënë në arrest sipas një vendimi në Dyseldorf, pasi mbi të rëndon vepra e vrasjes së rëndë. Ai dyshohet se të dielën në mbrëmje e vrau me armë zjarri Aleksandar M., 38 vjeçar, me origjinë nga Serbia. Sipas raportimeve atje, dyshimet e para janë që konflikti ka ardhur si pasojë e një borxhi prej 15 mijë euro

    Policia e Dyseldorfit ka konfirmuar se Rrustem Llapi, 52-vjecar është dërguar në mbajtje, pasi të dielën e vrau një reper gjerman me origjinë serbe. Sipas njoftimit, vendimi për dërgimin e Llapit në mbajtje është dhënë dje nga Prokuroria e Dyseldorfit.

    “Personi u arrestua menjëherë në vendngjarje. Ai është nxjerrë ndërkohë para gjyqtarit hetues, i cili ka urdhëruar dërgimin e tij në mbajtje. Hetimet nga prokuroria ishin kishin nisur që në mëngjesin e së dielës. Gjatë ditës janë intervistuar disa dëshmitarë dhe janë nisur apo janë kryer hetimet mjeko-ligjore. Zyrtarët e komisionit shikuan dhe vlerësuan gjithashtu video-materialet e sekuestruara. Trupit të të vrarit i është bërë autopsia. Prokuroria e konsideron veprën si vrasje të plotë në fazën aktuale të hetimeve.52-vjeçari i arrestuar është sjellë para gjykatës pasditen e së hënës. Ndaj tij u lëshua një urdhëarresti”, thuhet në njoftimin e përbashkët të policisë dhe prokurorisë në Dyseldorf.

    Një borxh prej 15 mijë eurove dyshohet se ka qenë arsyeja pse Rrustem Llapi e qëlloi për vrasje reperin gjerman me origjinë serbe, Aleks M.

    Siç raporton tabloidi gjerman Bild të hënën në mbrëmje, kosovari i dyshuar për vrasje kishte humbur në kumar, sipas burimeve brenda hetuesisë gjermane.

    “Vrasësi humbi në kumar dhe u kthye me pistoletë”, shkruhet në titullin e artikullit të “Bild”

    “A ka vdekur reperi gangster dhe pronari i lokalit Aleksandar M. (38-vjeç) për 15 mijë euro? Ai u qëllua katër herë të dielën mbrëma nga vrasësi i dyshuar me tuta të kuqe në Dyseldorf”, shkruan tabloidi gjerman.

    Gjatë këtyre hetimeve do të bëhet e qartë edhe akuza ndaj të dyshuarit kryesor, që është Rrustem Llapi, një 52-vjeçar nga Podujeva. Mediat gjermane shkruajnë se vepra penale ndaj tij mund të jetë vrasje ose vrasje e rëndë.

    Rasti i cilësimit të vrasjes së rëndë, ndoshta varet edhe nga fakti nëse mund të vërtetohet se autori ka hyrë në restorant me qëllim për ta vrarë viktimën dhe për këtë arsye mbante me vete armë.

    Të hënën, 52-vjeçari u soll para gjykatësit. Ai u mbrojt në heshtje.

    Mediat gjermane kanë raportuar të hënën se viktima Aleksandar M. ishte edhe reper dhe i pëlqente të prezantohej në internet si ” gangster” i vërtetë. Ai kultivonte një imazh si biznesmen pasanik, herë pozonte me një Ferrari, herë me xhipa të mëdhenj.

    Ndërkaq, Rrustem Llapi është një shqiptar nga Podujeva, i cili në rrjetet sociale publikonte shpesh video në Tik-Tok në të cilat shfaqej herë në Kosovë, e herë në Gjermani.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme20 Maj 2024
    Profesori dhe analisti amerikan, Edward Joseph tha se Kosova ka humbur një mundësi historike për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Ai tha...
    Lajme20 Maj 2024
    Mbi 23 mijë nxënës më datë 25 dhe 28 qershor do t’i nënshtrohen testit të Arritshmërisë. Këtë vit shpërndarja e nxënësve nëpër...
    Lajme20 Maj 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se kryeministri Kurti e ka sjellë Serbinë si temë kryesore të diskutimit...
    Të tjera
    Lajme20 Maj 2024
    Deputetja Duda Balje në një prononcim për “Debat Plus” ka thënë se nëse bëhet shpërndarja e Kuvendit do e votojë. Ajo gjithashtu...
    Lajme20 Maj 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha se është shumë e rëndësishme arsyeja pse vendi shkon në zgjedhje. I pari...
    Lajme20 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka jap detaje shtesë lidhur me aksionin e zhvilluar gjatë ditës së sotme në veri të vendit. Sipas njoftimit...
    Lajme20 Maj 2024
    Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tregoi arsyet e refuzimit të ftesës për takim me kryeministrin Albin Kurti. Ai tha se ftesa e...
    Lajme20 Maj 2024
    Pas shiut të rrëmbyeshëm që përfshiu orët e para të mëngjesit Prishtinën dhe jo vetëm, sipas parashikimeve të fundit, të martën pasdite...
    Bota/Rajoni20 Maj 2024
    Për herë të parë në Shqipëri kurorëzojnë dashurinë në martesë një çift i komunitetit LGBT. Ndonëse nuk konsiderohet e ligjshme dy vajzat...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.