×
  • Lajme
  • Lajme

    Dëshmitari Abazi thotë se Thaçi ka qenë udhëheqës politik në UÇK, por nuk e ka takuar kurrë

    FrontOnline
    30 Prill 2024

    Nuredin Abazi i cili është duke dëshmuar në Hagë në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ka thënë që Hashim Thaçi ka qenë udhëheqës politik në UÇK.

    “Po, kanë qenë staf politik. Udhëheqës politik i UÇK-së”, tha Abazi.

    Por, ai tha që me Thaçin dhe anëtarët e tjerë të Shtabit nuk është takuar asnjëherë gjatë luftës.

    “Jo kurrë. S’besoj që më njohin as ata mu. Veç në televizor i kam pa mbas luftës”, tha dëshmitari.

    Sa ishte në funksion në Budakovë, dëshmitari mohoi se ka trajtuar çështje të ndalimit atje.

    “Nuk kemi pas çështje të ndalimit na asnjëherë. Kemi pas çështje të legjitimimit, kryesisht të identifikimit të personave të cilët kanë hyrë në zonën e luftës dhe kurgjo tjetër”, tha ai.

    Sa i takon asaj se si bëhej identifikimi, dëshmitari tha se ka qenë detyrë e rojës së zonës.

    “Për detyrë e ka pas roja që e ka përkufizu zonën. Ata e kanë pas për detyrë me e identifiku se kush po hynë në zonë dhe kush po del, jo unë”, tha Abazi.

    I pyetur se në rast që ndonjë ushtar bënte shkelje kush e merrte në pyetje, dëshmitari tha se e bënte ai, duke e korrigjuar avokatin Luka Mishetiq se ishte bashkëbisedim.

    “Me bashkëbisedu me atë, unë. Objektivi ishte gabimi që kishte bërë ai që ka shkelë diçka që s’është dashtë me e ba, një veprim jonjerëzor, jo të duhur”, tha ai.

    Dëshmitari Abazi tha se pas bashkëbisedimit i raportonte komandantit, duke treguar edhe masat që i merrnin.

    “I raportoja komandantit. S’ka pas nevojë, ka qenë një shkelje e vogël , ia kemi dhënë një vërejtje ose një roje jashtë orarit dhe ka përfundu më kaq se s’kemi pas çka me i ba”, tha ai./betimiperdrejtesi

    Prince Caffe pjesëmarrës në panairin DUBAI EXPO 2021
    Nga Rubrika
    Lajme17 Maj 2024
    Sikurse vitin e kaluar, edhe sivjet Ministria e Arsimit ka vendosur që tekstet të mos shpërndahen nëpër shkolla sikurse ka ndodhur me...
    Lajme17 Maj 2024
    Nënkryetari I Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka ngushëlluar për vdekjen e një të riu nga Gjilani pas një aksidenti në...
    Lajme17 Maj 2024
    Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka bërë një studim hulumtues rreth eksportit dhe pagesave tē parasë së gatshme përmes institucioneve financiare mbrenda...
    Të tjera
    Lajme17 Maj 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka thënë se Kosova ka gjetur më shumë mbështetje tek shtete si Britania e Madhe në...
    Lajme17 Maj 2024
    Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) Majlinda Bregu foli në Diskutimin e Takimeve të Liderëve të Konferencës së Sigurisë...
    Sport17 Maj 2024
    Ka mbetur edhe pak kohë drejt përfundimit të sezonit në top ligat evropiane. E skuadra e Milanit ka filluar të mendoj për...
    Lajme17 Maj 2024
    Politologu boshnjako-amerikan Jasmin Mujanoviq ka reaguar pasi Kosova mbeti jashtë agjendës së Këshillit të Evropës, duke thënë se në rast se demokracitë...
    Sport17 Maj 2024
    Max Allegri është shkarkuar për herë të dytë nga posti i trajnerit të Juventusit, por largohet me një numër të jashtëzakonshëm rekordesh...
    Vip17 Maj 2024
    Vesa Smolica ka kohë që ka mbaruar rrugëtimin e saj brenda shtëpisë më të famshme ‘Big Brother Vip Albania’. Ajo para pak...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.