KRU Gjakova njofton konsumatorët se për shkak të defektit në gypin kryesorë, që ka ndodhur në fshatin Gexhë, jemi detyruar të ndërpresim furnizimin me ujë.
Respektivisht zonat që do mbesin pa ujë përfshijnë zonën e fshatrave të Anadrinit, një pjesë e fshatit Xërxe, Gexhë, Radostë, Ratkovc, Vrajak, Bratotin dhe Dejnë.
Në njoftin thuhet se ekipet janë duke punuar në sanimin e defektit duke ndërmarr të gjitha masat që sa më shpejtë ta rikthejmë furnizimin me ujë.