×
  • Lajme
  • Lajme

    Gazetarët që përballen me ligjin nga sot nuk do të kenë mbrojtje falas nga avokatët

    FrontOnline
    21 Shtator 2020

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka njoftuar se ka pranuar vendimin e Odës së Avokatëve të Kosovës (OAK), për shkëputjen e njëanshme të Memorandumit të Bashkëpunimit, i cili iu mundësonte anëtarëve të AGK-së përfaqësim dhe mbrojtje ligjore falas.

    “Përkundër se Oda e Avokatëve të Kosovës përbëhet nga më shumë së 1080 avokatë, të cilët pos tjerash kanë obligim ligjor trajtimin e një rasti “pro bono” në vit, pra gjithsej mbi 1080 raste në vit, strukturat e reja udhëheqëse të OAK-ut kanë refuzuar që në këtë numër të përgjithshëm rastesh, t’iu vihen në mbrojtje gazetarëve. Vlen të theksohet se që nga nënshkrimi i Memorandumit, për afro një vit, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka deleguar tek Oda e Avokatëve vetëm 2 raste”, shkruhet në njoftimin e AGK-së.

    Nga Asociacioni i Gazetarëve kanë deklaruar se ky memorandum është shkëputur ekskluzivisht për raporte të brendshme personale në mes të strukturës së kaluar udhëheqëse dhe udhëheqësisë së re.

    “Në njërin prej e-maileve të brendshëm të strukturave udhëheqëse të OAK-ut, kryetari i degës regjionale në Prishtinë, Nasuf Hasani, këtë memorandum i cili mbronte gazetarët ligjërisht, e quante “qirkuz” dhe “demoagogji” të ish kryetarit të OAK-ut, e që sipas tij ishte nënshkruar në mënyrë klandestine.

    AGK i rikujton z. Hasanit që memorandumi në fjalë është nënshkruar në ditën më të rëndësishme për OAK-un, “Dita e Avokatisë” dhe “46 vjetori i themelimit të OAK-ut”, ku pjesëmarrës pos udhëheqësisë, kanë qenë edhe akterë të ndryshëm vendorë e ndërkombëtarë. Për më tepër, ngjarja është mbuluar nga shumica e medieve në vendin tonë.

    Shtrohet pyetja se si z. Hasani, përkundër që drejton degën regjionale të Prishtinës, nuk ka qenë në dijeni për marrëveshje të tilla publike dhe se si është informuar vetëm pas ardhjes së udhëheqësisë së re.

    Ky Memorandum që ishte nënshkruar më 16 nëntor të vitit 2019, u shkëput nga Këshilli i ri Drejtues i OAK-ut, me arsyetimin se gazetarët nuk i përkasin kategorisë së përfituesve të ndihmës juridike falas, të përcaktuara sipas Ligjit të Avokatisë – neni 42, statuti i OAK-ut – neni 95, par. 1.13”, thuhet në reagim.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.