×
  • Lajme
  • Lajme

    Gastronomët në telashe të mëdha, 30 për qind e stafit janë larguar nga puna

    FrontOnline
    20 Shtator 2020

    Gastronomët kanë thyer sot pjata para Qeverisë së Kosovës, duke i shprehur pakënaqësitë e tyre për mos përkrahjen financiare nga institucionet e Kosovës si dhe për mos shfuqizimin e masave ndaj këtij sektori.

    Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës Petrit Kllokoqi ka thënë për KosovaPress se do të mbajnë një protestë më 25 shtator para objektit të Qeverisë së Kosovës, në shenjë pakënaqësie me gjendjen e rëndë të krijuar në këtë sektor si pasojë e masave të vendosura nga qeveria.Ai thotë se duhet të hiqet kufizimi i lëvizjes si për qytetarë, ashtu edhe për biznese.

    Qëllimi i kësaj proteste, sipas tij, është për të ndikuar te shteti që ta ndihmojë gastronominë financiarisht, pasi që nuk po munden t’u dalin ballë shpenzimeve në kohë pandemie.

    Kllokoqi: Nuk po mundemi t’u dalim ballë shpenzimeve tona në kohë pandemie“Nuk po mundemi t’u dalim në ballë shpenzimeve tona, kështu që nuk kemi pasur as stimulime financiare, as subvencionime, as grante të ndryshme, kështu që kur nuk ka zgjidhje financiare, atëherë kuptohet se nuk mund t’i respektojmë masat siç duhet.

    Qëllimi i kësaj proteste është për ta stimuluar shtetin që të na ndihmojë financiarisht, po ashtu edhe t’i heqë masat dhe kufizimin e lëvizjes”, tha ai.Kllokoqi ka thënë se masat e Qeverisë ndaj sektorit të gastronomëve, ka pasur ndikim negativ pasi që 30 për qind e stafit ka mbetur pa punë.

    Kllokoqi: 30 për qind e stafit është larguar nga puna“Ndikimi ka qenë aq i madh sa që papunësia ka shënuar rritje 31 për qind në shtetin e Kosovës, në të gjitha bizneset, ku besoj që pjesa më e prekur është gastronomia për nga përqindja e papunësisë. Ende nuk ka përfunduar gastronomia, dhe nuk kemi mund t’i nxjerrim ende shifrat e sakta, mirëpo parashihet që diku rreth 30 për qind e stafit është larguar nga puna. Jemi duke mbledhur të dhënat e ndryshme, dhe çdo ditë kemi ‘vdekja’ ekonomike te gastronomët e ndryshëm”, ka thënë ai.

    Kllokoqi ka lutur gastronomët që t’i respektojnë masat e vendosura nga Qeveria për parandalimin e përhapjes së COVID-19, derisa ka kërkuar që ky sektor të ndihmohet financiarisht dhe që të mos ndëshkohet.Kllokoqi: Institucionet e vendit të stimulojnë bizneset, mos t’i ndëshkojnë“Ne i bëjë thirrje gjithmonë gastronomëve që t’i respektojnë masat e distancës, edhe po ashtu i bëjmë thirrje edhe institucioneve, organeve të rëndit që të shkojnë në mënyrë stimuluese ndaj bizneseve, e jo ndëshkuese”, thotë ai.

    Sa i përket mbylljes dhe gjobave të shqiptuara ndaj gastronomëve, Kllokoqi thotë se nuk është koha për ndëshkime, pasi ky sektor nuk mund të përballojë dënimet e ndryshme.Ndryshe, Shoqata e Gastronomëve të Kosovës iu ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkëngjiten protestës më 25 shtator, para objektit të Qeverisë së Kosovës.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.