×
  • Lajme
  • Lajme

    Gashi: PDK ka mbështetur dhe do mbështesë marrëveshjet në të mirë të vendit

    FrontOnline
    01 Shtator 2020

    Në takimin e Washingtonit, delegacioni i Kosovës tha se po shkon për të kërkuar njohje nga Serbia.Por deputeti nga rradhët e PDK-së, Kujtim Gashi tha se ky delegacion shkoi në bisedime pa strategji.

    “Delegacioni për bisedime në krye me kryeministrin është një delegacion i cili këto bisedime po i zhvillon pa një strategji të mirëfilltë, pa një koordinim dhe komunikim të duhur brenda institucioneve dhe brenda spektrit politik“, deklaroi Gashi për Gazeta Blic.

    Por deputeti Gashi beson se kudo që është SHBA duhet të jetë edhe Kosova, vetëm se duhet të dihet se pse po shkohet në dialog.

    “Ne e kemi thënë në vazhdimësi dhe vazhdojmë ta themi edhe sot se aty ku është Amerika aty duhet të jetë edhe Kosova, prandaj çdo bisedim me SHBA për ne janë të rëndësishme por kryeministri dhe delegacioni duhet ta kenë parasyshë që dialogu duhet të ketë strategji dhe një plan që të dihet se pse po shkohet“, tha ai

    Gashi  deklaroi se PDK do të mbështesë çdo lloj marrëveshje si ekonomike apo edhe tjera, sipas tij PDK do të jetë konsistent në mbështetjen e marrëveshjeve për të mirë të vendit.

    “Ne në vazhdimësi marrëveshjet e rëndsishme për vendin, çofshin ato ekonomike apo të tjera, PDK i ka mbështetur dhe do t’i mbështesë, ne kemi thënë që mbështesim çdo përfundim të dialogut në momentin që dialogu finalizohet me njohje reciproke dhe në këtë drejtim PDK do të jetë konsistent“, përfundoi ai

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.