×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Gashi: Pas 18 vjetësh ndryshimi është proces i rëndësishëm politik dhe demokratik

    FrontOnline
    15 Korrik 2020

    Kryetari i Alternativës në Maqedoni të Veriut, Afrim Gashi i ka bërë thirrje qytetarëve maqedonas të shfrytëzojnë të drejtën e votës së tyre, në favor të “Alternativës”, për të cilën ka thënë se do të sjellë ndryshime në vend.

    Pasi votoi për zgjedhjet parlamentare, Gashi tha se ndryshimi që pretendon të sjellë partia e tij, është proces i rëndësishëm politik dhe demokratik.

    “Uroj dhe besoj që 15 Korriku të jetë një datë me të cilën fillohet një kapitull i ri në historinë tonë politike. I apeloj të gjithë qytetarët që të mos hezitojnë të dalin të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votë… Gjithçka ishte në rregull ashtu siç janë parapa protokollet, andaj i inkurajoj qytetarët që të mos frikësohen për ndonjë infektim sepse me të vërtetë janë marrë masat…Mendoj që është shumë me rëndësi fitorja dhe ndryshimi, pas 18 viteve ndryshimi është proces i rëndësishëm politik dhe demokratik andaj gjithçka që pres është ndryshimi”, ka thënë ai.

    Ai bëri të ditur se, janë marrë të gjitha masat e nevojshme kundër Covid-19, andaj edhe një herë i bëri thirrje qytetarëve të mos ngurojnë për të votuar. /kp/

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.