×
  • Lajme
  • Lajme

    Gashi: Nëse Pacolli kaloi në Kosovë pa vulë hyrëse është vepër penale

    FrontOnline
    29 Prill 2020

    Avokati Tomë Gashi pohoi se deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë imunitet përveç në fushëveprimin e tyre si deputetë në kuvend.

    LEXO EDHE: Sveçla: Thaçi do të futet në karantinë nëse e ka takuar Pacollin

    Gashi e dha këtë vlerësim përderisa komentoi mundësinë që deputeti Behgjet Pacolli të jetë futur në Kosovë me veturën e Presidentin të vendit Hashim Thaçi – informacione të pakonfirmuara deri më tani, për të cilat hodhi dyshime ushtruesi i detyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

    “Bazuar në atë çfarë tha ushtruesi i detyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla në konferencë, unë besoj që është situatë ende e paqartë. Mirëpo duket që ai ka informacione, sepse është duke kryer detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme – presidenti Thaçi ka kaluar në Shqipëri në orën e përcaktuar që tha ai, orën 18:00 dhe është kthyer diku pas orës 19:00”.

    “Presidenti Thaçi ka thyer protokollet nëse është e paraparë që ta njoftojë Ministrinë e Punëve të Jashtme që shteti i Kosovës gjithmonë ta dijë se ku e ka presidentin e vet, në cilin territor të cilido vend në rruzullin tokësorë sepse këto janë rregulla të përcaktuara edhe për të mirën e presidentit. Nëse eventualisht deputeti Behgjet Pacolli ka qenë në veturat e eskortës së presidentit dhe nëse nuk ka një vulë hyrëse të Republikës së Kosovës atëherë kemi një problem juridik”, tha Gashi në Klan Kosova.

    Gashi theksoi se “në rastin e kalimin ilegal të kufirit, kushdo që të jetë, është vepër penale e kalimit ilegal të kufirit”.

    Sa i përket krijimit të qeverisë së re, koalicionit për krijimin e së cilës po i prinë LDK-ja, avokati vlerësoi se kjo mund të krijohet nëse ka për bazament shkeljen kushtetuese, siç tha ai, me forcën e numrave.

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.