Ish-deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Gani Geci, ka alarmuar se jeta e tij është në rrezik.
Geci përmes një videoje të postuar në Facebook ka thënë se ka marrë informata nga Brukseli dhe vendet mike të Kosovës, se jeta e tij është në rrezik, shkruan Reporteri.
“Unë dua ta ndajë një informatë me ju dhe qytetarët e Republikës së Kosovës sepse dje rreth orës 18:00 më kanë thirrë në telefon disa persona nga SHBA, Brukseli se ka informata se jeta ime është në rrezik prandaj dua që këtë informatë ta ndajë me ju, mua dje më është thënë të kem kujdes…”, thotë Geci mes tjerash përmes kësaj videoje.
Shikoni videon: