×
  • Lajme
  • Lajme

    FSSHK: Kryeministri Hoti politizoi përfaqësimin sindikal me ish-kandidat për deputet nga partia e tij

    FrontOnline
    23 Qershor 2020

    Federata e Sindikatave të Shëndetësisë ka reaguar pas miratimit të Komisionit Ekzekutiv për menaxhimin e pandemisë nga Qeveria e Kosovës ku janë anëtarësuar rreth 20 përfaqësues të punëtorëve shëndetësorë.

    “Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës pas njoftimit të marr nga mediat mbi Vendimet e Qeverisë Hoti ku ndër të tjera është votuar themelimi i Komisionit Ekzekutiv për luftimin, monitorimin dhe reagimin ndaj Sars Cov2-COVID-19 nga ana e Zyrës së Kryeministrit, shpreh indinjatën e saj në lidhje me përfaqësimin e punëtorëve shëndetësor në këtë Komision”.

    “FSSHK që nga fillimi ka vërejtur se Kryeministri Hoti ka politizuar përfaqësimin sindikal duke i ftuar individë – ish kandidat për deputet nga radhët e partisë së tij në takime e organizime të tilla”, thuhet në reagimin e FSSHK-së.

    Kjo Sindikatë ka deklaruar se përfaqëson mbi 11 mijë punëtorë shëndetësorë, dhe si e tillë ka thënë se “tani e tutje nuk merr përgjegjësi për veprimet të cilat do ti ndërmerr ky Komision me përfaqësues të cilët mbrojnë interesat e ngushta politike partiake e assesi interesat e punëtorëve shëndetësor”.

    Komisioni Ekzekutiv përbëhet nga këta anëtarë: Visar Berisha, Këshilltar i Kryeministrit, kryesues; Pleurat Sejdiu, Oda e Mjekëve të Kosovës, Naser Rrustemi, Oda e Infermierëve të Kosovës, Fitim Havolli, Sindikata e Infermiereve të Kosovës, Blerim Kamberi, Oda e Stomatologëve të Kosovës, Arianit Jakupi, Oda e Farmacistëve të Kosovës, Naser Ramadani, Shoqata e Epidemiologëve të Kosovës, Lul Raka, Shoqata e Mikrobiologëve të Kosovës, Lindita Ajazaj Berisha, Klinika Infektive QKUK-SHSKUK, Valbon Krasniqi, Klinika Infektive QKUK-SHSKUK, Dukagjin Zogaj, Klinika e Alergologjisë QKUK-SHSKUK, Naser Syla, Qendra Emergjente QKUK-SHSKUK, Lulzim Emini, Asociacioni Kosovar i Anesteziologëve të Kosovës, Burim Neziri, Instituti i Patofiziologjisë, Fakulteti i Mjekësisë, Rinë Limani Instituti i Patologjisë, Fakulteti i Mjekësisë, Burim Seferi, Kryqi i Kuq i Kosovës, Iliriana Bajraktari, Përfaqësues nga Shoqata e Pulmologëve të Kosovës, Përfaqësuesi nga Shoqata e Transfuziologëve të Kosovës, Përfaqësues nga Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë, Përfaqësues nga Kolegjiumi i Drejtorëve të Shëndetësisë në Komuna

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.