×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Franca kthen në shtëpi 10 fëmijë të luftëtarëve të ISIS-it nga Siria

    FrontOnline
    22 Qershor 2020

    Rreth 12.000 të huaj, prej të cilëve 4.000 gra dhe 8.000 fëmijë, po mbahen në tri kampe burgimi në verilindje të Sirisë, raportoi Al Jazeera të hënën.

    Franca, së fundi arriti të kthejë në shtëpitë e tyre 10 fëmijë të luftëtarëve të ISIS-it nga një kamp i refugjatëve në Siri, proces ky i ngadalshëm i riatdhesimit, që nisi me përjashtimit e ISIS-it nga baza e tij në muajin mars të vitit 2019.

    Parisi gjithsej ka riatdhesuar 28 fëmijë nga Siria e shkatërruar nga lufta, ku me qindra shtetas francezë shkuan për të luftuar me ISIS-in gjersa ky grup po përpiqej të themelonte të ashtuquajturin “kalifat” në Lindjen e Mesme, transmeton KOHA.

    “Franca ka mundësuar kthimin e dhjetë të miturve francezë, jetimëve apo rasteve humanitare, të cilët ishin në kampet e Sirisë Verilindore”, u bë e ditur nga Ministria e Brendshme në një deklaratë të hënën.

    “Këta fëmijë janë në duart e autoriteteve ligjore franceze, janë duke marrë përkujdesje mjekësore dhe po kujdesen nga shërbimet sociale”, u tha tutje në deklaratë.

    Ministria nuk dha detaje rreth prindërve të fëmijëve.

    Grupet për të drejtat e njeriut kanë nxitur qeverinë që t’i kthejë sa më shpejt që është e mundur të miturit, të cilët përfunduan atje për shkak të prindërve apo lindën në këtë zonë konflikti gjatë shumë viteve të luftimit.

    Por shumica e 300 fëmijëve francezë që po mbahen nëpër kampet e udhëhequra nga kurdët në Siri janë me nënat ose baballarët e tyre, ndërsa Franca ka insistuar se shtetasit francezë që kanë përfunduar atje janë subjekt i drejtësisë lokale.

    Kritikët thonë se ky qëndrim bën që familjet e luftëtarëve francezë të jenë të ekspozuar ndaj trajtimeve çnjerëzore dhe traumave psikologjike.

    Afro 12.000 të huaj, prej të cilëve janë rreth 8.000 fëmijë, po mbahen në tri kampe për të zhvendosurit në verilindje të Sirisë dhe grupet humanitare thonë se janë duke vuajtur nga uria dhe sëmundjet.

    Zyrtarët kurdë u kanë bërë thirrje shteteve që t’i marrin shtetasit e tyre, duke paralajmëruar se nuk i kanë mundësitë për t’i ruajtur të burgosurit përjetë.

    Sipas qendrës për analizë të terrorizmit CAT, 13 luftëtarë francezë përfshirë Hayat Boumedienne, që ishte partnerja e njërit prej tre njerëzve që kryen sulme vdekjeprurëse në Paris në janar të vitit 2015, kanë ikur nga arresti në Siri.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.