×
  • Lajme
  • Lajme

    Fondacionet për Shoqëri të Hapur zotojnë 1.5 milionë dollarë për teste të COVID-19 në Kosovë

    FrontOnline
    02 Shtator 2020

    Fondacionet për Shoqëri të Hapur njoftuan sot se planifikojnë të dhurojnë 1,500,000 dollarë për të ndihmuar institucionet e Kosovës në luftën kundër pandemisë së COVID-19.

    Fondet emergjente do të shfrytëzohen nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur për të blerë rreth 100,000 teste Real Time PCR për COVID-19 dhe do ta bëjnë të mundshme që institucionet publike të rrisin kapacitetet e tyre testuese, përfshirë edhe spitalet rajonale – një shtytje e madhe për institucionet publike të cilat për momentin mund të procesojnë rreth 500 teste në ditë.

    “Testimi është një hap i rëndësishëm në asistimin e kontrollimit të pandemisë,” deklaroi Alexander Soros, zëvendëskryesuesi i Bordit të Fondacioneve për Shoqëri të Hapur. “Fitorja në luftën kundër COVID-19 është kyçe për të bërë të mundshme që populli i Kosovës të lulëzojë dhe prosperojë”, vijoi ai.

    Ky grant i njëhershëm emergjent është pjesë e angazhimit më të gjerë të Fondacioneve për Shoqëri të Hapur për të lehtësuar efektet e pandemisë. Në prill, Fondacionet premtuan një investim prej 130 milionë dollarësh për të luftuar shkatërrimin e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit në mbarë botën. Vetëm në Kosovë, Fondacioni ka shpenzuar rreth 600,000 dollarë për të ndihmuar komunitetet e ndjeshme, punëtoret jo-formalë dhe mediat e pavarura.

    “Pandemia i ka zbuluar pikat e ndjeshme të sistemit tonë të shëndetit publik dhe ka dërmuar ekonominë tonë,” deklaroi Luan Shllaku, drejtor ekzekutiv i Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur. “Ne shpresojmë se rritja e kapaciteteve testuese do të ndihmojë institucionet e Kosovës në menaxhimin e krizës shëndetësore dhe do të kontribuojë në hapjen e sigurtë të ekonomisë”, përfundoi ai.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.