×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    FMN , OBT paralajmërojnë kundër kufizimeve në eksporte gjatë pandemisë

    FrontOnline
    24 Prill 2020

    Kufizimi në rritje i eksporteve, për shkak të pandemisë së koronavirusit, mund të jetë “shumë kundërproduktiv”, paralajmëruan të premten Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Organizata Botërore e Tregtisë.

    Këto dy institucione iu bënë thirrje udhëheqësve globalë të përmbahen nga vendosja e kontrolleve të ashpra mbi shitjet e produkteve, ashtu siç kanë vepruar në kulmin e krizës financiare globale të vitit 2008.

    “Jemi të shqetësuar me ndërprerjet e furnizimit nga kufizimi i eksporteve dhe veprimeve të tjera që kufizojnë tregtinë e produkteve mjekësore dhe ushqimore”, thanë FMN-ja dhe OBT-ja përmes një deklarate të përbashkët.

    Sipas tyre, ndërprerjet në zinxhirin e furnizimit dhe drejtimi i gabuar i produkteve të rëndësishme mund “të zgjasin dhe përkeqësojnë krizën shëndetësore dhe ekonomike”.

    Dy organizatat po ashtu paralajmëruan se vendet e varfra kanë gjasa të vuajnë më shumë.

    Ndërsa rregullat e tregtisë globale e lejojnë përdorimin e kufizimeve të eksportit gjatë një emergjence kombëtare, FMN-ja dhe OBT-ja paralajmëruan se “ajo që ka kuptim në një emergjencë të izoluar, mund të jetë shumë dëmtuese në një krizë globale”.

    “Marrë në mënyrë kolektive, kufizimet e eksportit mund të jenë shumë kundërproduktive”, thuhet në deklaratë.

    FMN-ja dhe OBT-ja i mirëpritën vendimet e disa vendeve për të lehtësuar tregtinë e produkteve të nevojshme për betejën kundër koronavirusit, përfshirë këtu edhe uljen e detyrimeve të importit.

    Vitin e kaluar, importet globale të mallrave të nevojshme në luftën kundër koronavirusit – të tilla si maskat ​për fytyrë, dorezat, sapunet, veshjet mbrojtëse, maskat e oksigjenit dhe ventilatorët – kanë arritur gati në 300 miliardë dollarë.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.