×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Fluturimi i përbashkët Izrael-Gjermani mbi kampin Dachau simbolizon një marrëdhënie unikale

    FrontOnline
    19 Gusht 2020

    Avionë luftarakë izraelitë dhe gjermanë kanë kryer një fluturim të parë të përbashkët mbi kampin e përqendrimit Dachau për të nderuar viktimat e Holokaustit.

    DW foli me ambasadorin e Izraelit në Gjermani, Jeremy Issarachoff.

    DW: Gjermania është dhe do të jetë gjithmonë një partner shumë i veçantë për Izraelin. A ishte emocionuese për ju që patë të martën ushtarë në tokën e Dachaut, një nga kampet e para të përqendrimit gjerman të Rajhut të Tretë? Si u ndjetë kur patë ushtarë izraelitë dhe gjermanë krah për krah?

    Jeremy Issacharoff: Para së gjithash, është një pamje me një fuqi të jashtëzakonshme. Ne jemi bashkë, duke kaluar nëpër një vend që shkaktoi mjerim të madh midis Gjermanisë dhe popullit hebre. Dhe për shumë vite ka qenë një pjesë shumë e vështirë e historisë sonë për t’u marrë me të, midis Izraelit dhe Gjermanisë. Unë mendoj se pamja e ushtarëve izraelitë, së bashku me kolegët e tyre gjermanë, dhe kur ne arrijmë të shohim avionë luftarakë gjermanë dhe avionë luftarakë izraelitë që fluturojnë krah për krah në qiellin e Gjermanisë është një realizim i vërtetë që ne kemi kaluar një pjesë shumë të madhe të historisë dhe kemi vendosur një marrëdhënie shumë unikale – përkundër faktit se historia jonë është kaq e vështirë. Ne kemi qenë në gjendje ta shndërrojmë atë barrë të historisë në një sfidë të përbashkët shansi të përbashkët për paqen.

    DW: Pilotët izraelitë janë 30, 35 vjeç. Ju folët me ta në Dachau. Sa emocionuese ishte ajo përvojë për ta?

    Jeremy Issacharoff: Ju mund ta dini se njëri nga pilotët izraelitë, gjyshi i të cilit ishte një i mbijetuar i Dachaut dhe babai i të cilit ishte pilot, i cili u vra ndërsa shërbente në Forcën Ajrore të Izraelit, mbajti një fjalim shumë emocionues. Ishte një fjalim, i cili vërtet i dha një ndjesi shumë personale një ngjarjeje shumë të madhe të marrëdhënieve të rëndësishme midis dy vendeve tona. Ky ishte përsëri një moment shumë frymëzues, për të parë se si është përkthyer kujtimi i Dachaut për këtë person në një angazhim, siç tha ai, drejt pajtimit dhe miqësisë me Gjermaninë.

    Fluturimi i përbashkët ushtarak izraelit-gjerman ishte i pari në llojin e tij

    DW: Pilotët kaluan gjithashtu aeroportin Fürstenfeldbruck, ku terroristët palestinezë vranë 11 izraelitë gjatë Lojërave Olimpike të vitit 1972. Ju ishit një djalë i ri kur ndodhi kjo. E mbani mend si jeni ndjerë atëherë?

    Jeremy Issacharoff: Në atë kohë unë isha në të vërtetë 17 vjeç dhe e mbaj mend mirë sulmin terrorist. Unë, si të gjithë të tjerët në botë, mbaj mend që sportistët hynin në stadiumin e Mynihut me flamur, që isha kaq krenar për ta – dhe pastaj pashë sulmin të ndodhte dhe si u zhvillua dhe si shumë prej tyre u vranë. Kur erdha për herë të parë si ambasador në Gjermani, Presidenti [Reuven] Rivlin erdhi këtu për të përuruar memorialin për këta atletë. Pra, ka qenë diçka që e kam ndjekur shumë nga afër dhe gjithmonë ka pasur një ndikim shumë të thellë në ndjenjat dhe emocionet e mia.

    DW: Si forcat ajrore izraelite ashtu dhe ato gjermane tani po kryejnë stërvitje së bashku mbi Gjermaninë dhe Evropën Perëndimore. Forcat e Mbrojtjes izraelite janë një nga ushtritë më të forta në botë. Keni vërtet nevojë për këtë program këtu? Apo është kjo para së gjithash, një veprim kujtimi të përbashkët i një historie kaq të errët?

    Jeremy Issacharoff: Vizita në Dachau ishte – tani për tani – një pjesë shumë e fortë e këtij bashkëpunimi në vazhdim. Ceremonia që patëm në Dachau përfshinte një pjesë shumë domethënëse të kujtimit dhe të shkëmbimit të mendimeve për atë që ndodhi në Luftën e Dytë Botërore dhe në Shoah, dhe se si anë zhvilluar që nga atëherë marrëdhëniet midis Izraelit dhe Gjermanisë. Por këto manovra midis Izraelit dhe Gjermanisë nuk janë kryesisht simbolike. Ata ngërthejnë shumë kuptim dhe gjithashtu shumë bashkëpunim midis dy forcave ajrore. Të dy komandantët e forcave ajrore janë miq shumë të mirë dhe ata zhvilluan një marrëdhënie shumë të rëndësishme në shkëmbimin e informacionit dhe në diskutimin e teknikave dhe sfidave, me të cilat përballen të dy forcat ajrore.

    Pra, kjo nuk është diçka që është thjesht “e këndshme”. Kjo është një simbol shumë i vërtetë i një marrëdhënieje në rritje që po bëhet shumë më e afërt dhe u shërben interesave dhe vlerave të të dyja vendeve. Dhe, më e pakta, mbetet gjithashtu një nga mënyrat më të rëndësishme për zhdukjen e antisemitizmit kur të dy popujt tanë shikojnë se si partneriteti strategjik në zhvillim mund t’u shërbejë interesave të tyre dhe të kontribuojë në vlerat e tyre të përbashkëta, në mirëqënien e tyre dhe në sigurinë./ DW

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni03 Dhjetor 2024
    Motër e vëlla (5 dhe 3 vjeç) kanë vdekur tragjikisht pasi zjarri përfshiu banesën e tyre ditë më parë në Preston të...
    Bota/Rajoni03 Dhjetor 2024
    Armëpushimi i ndërmjetësuar në SHBA mes Izraelit dhe Hezbollahut po jep sinjale dështimi, teksa palët akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të tij. Të...
    Bota/Rajoni03 Dhjetor 2024
    Luftës civile të rindezur në Siri, përveç Rusisë i bashkohen edhe qindra luftëtarë nga Iraku. Të paktën 300 luftëtarë të mbështetur nga...
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Dhjetor 2024
    Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar të martën se thatësia i kushton botës më shumë se 300 miliardë dollarë çdo vit. Këto gjetje...
    Lajme03 Dhjetor 2024
    Njëri nga të dyshuarit për sulmin terrorist në “Iber-Lepenc”, Jovan Viçentieviq ka dal sot para Gjykata Themelore të Prishtinës. Atij i është...
    Vip03 Dhjetor 2024
    Në një moment gjatë mesnatës, Anisa ka biseduar me Drilonin. Temë diskutimi mes tyre, qe problem shëndetësor i Anisës, transmeton klankosova.tv. Ajo...
    Vip03 Dhjetor 2024
    Sara i ke treguar Gresës për planin që ka me Drilonin. Dyshja ka planifikuar të afrohet me njëri – tjetrin dhe të...
    Vip03 Dhjetor 2024
    Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Driloni, ishte banori i parë që u zgjua. Ai shijoi muzikën në shtëpinë e ‘Vëllait...
    Vip03 Dhjetor 2024
    Konkurrentët e Big Brother VIP Kosova 3, Driloni dhe Sara, kanë diskutuar gjerë e gjatë për jetën brenda si dhe jashtë shtëpisë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.