×
  • Lajme
  • Lajme

    Flet prindi i Tianit: Veç Zoti që e ka ruajtur djalin, mbrëmë ka fjetur në pyll

    FrontOnline
    22 Gusht 2020

    Tian Krasniqi, 2 vjeçar, nga fshati Tërpeza e komunës së Malishevës kishte dal dje nga shtëpia në ora 18:30, i cili humbi rrugën për t’u kthyer atje.

    Ai mbrëmë e kaloi natën në një pyll, 600 metra, larg shtëpisë së prindërve të tij.

    Vogëlushi nga Malisheva është gjetur shëndosh e mirë sot në ora 11:45 nga një grup vullnetarësh që janë organizuar për kërkimin e tij.

    Babai i Tianit, Bujar Kransiqi, ka rrëfyer se si ka ndodh ngjarja ku djali 2 vjeçar u largua nga shtëpia.

    Krasniqi ka treguar se gjendja shëndetësore e Tianit është e mirë, me disa shenja të lehta në trup.

    Ai tha se u angazhuan mbi 300 persona vullnetarë për të ndihmuar në gjendjen e djalit të tij.

    “Të gjitha kontrollat mjekësore kanë dalë mirë për djalin, e kemi kontrolluar edhe në Prishtinë, tash e kemi në shtëpi për momentin, mirë është, i ka disa grritha por është shumë mirë.

    Mbrëmë rreth 18:30 ka dal nga shtëpia e më s’kemi marrë vesh asgjë, deri sot në 12:00.

    Kogja thellë ka qenë vendi ku e kanë gjetur Tianin, vetëm Zoti atje nalt që e ka pas deri në mëngjes, e është zgju e ka thirrë tri herë mam, mam, mam e kanë dëgju qytetarët e vetëm kur i ka shku njërit rrugës tu e kërku, para këmbëve.

    Natën kish pas flejt aty në pyll”, tha ai.

    Prindi i vogëlushit ka falenderuar të gjithë pjesëmarrësit që kanë ndihmuar në gjetjen e Tianit.

    “Udhëheqja e organizimit për gjetjen e djalit ka qenë shumë mirë e organizuar, kanë qenë mbi 300 qytetarë nga Trepezi, ka pas policë e FSK-ja edhe një organizatë nga Prishtina, krejt janë kanë perfekt, ku kanë kontrolluar në secilin cep, i falenderoj të gjithë për këtë ndihmë që ia ka vlejt me bë për një fëmijë të vogël”, tha ai për IndeksOnline.

    Për rastin ka deklaruar edhe Policia e Kosovës.

    “Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Malishevë, me datën 21.08.2020 në ora 20:20 Stacioni Policor në Malishevë përmes telefonit është njoftuar nga personi mashkull kosovar (prindi) se fëmija i tij i lindur më (2018) i gjinisë mashkull, me iniciale ( T.K) ishte larguar nga shtëpia para dy orëve në drejtim të panjohur. Dyshimet fillestare ishin se fëmija ka hyrë në malin që gjendet afër shtëpisë në fshatin Tërpezë- Komuna e Malishevës. Sipas ankuesit janë bërë kërkime në shtëpi dhe përreth por nuk është hasur fëmija. Po ashtu në operacion janë angazhuar Ekipi për Kërkim Shpëtim nga Forca e Sigurisë së Kosovës, ekipi për kërkim shpëtim nga Zjarrfikësit komunal, si dhe kanë dal në vend ngjarje edhe Nënkryetari i komunës dhe Drejtoria për Mbrojte dhe Shpëtim nga KK-Malishevë si dhe banorët e shumtë të fshatit Tërpezë dhe fshatrave tjera së bashku me grupin e vullnetarëve janë vënë në kërkim të fëmijës të humbur”, kanë thënë nga policia e Kosovës”.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka dërguar pyetje në KEK në lidhje me thëngjillin përgjatë vitit 2025 dhe 2026. Këto pyetje ajo...
    Lajme04 Mars 2026
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nga java e ardhshme do të nisë procesi i nënshkrimit të kontratave për shërbime,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Katari është vënë në shënjestër të dy raketave balistike iraniane, thotë ministria e tij e mbrojtjes. Njëra prej këtyre raketave u kap...
    Sport04 Mars 2026
    Ndeshja midis kampionëve të Evropës, Spanjës dhe mbajtësve të Kupës së Amerikës, Argjentinës, ishte planifikuar të luhej më 27 mars në stadiumin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.