×
  • Lajme
  • Lajme

    Flet Ministri i Brendshëm për aksionin në Karaçevë: Nuk do të jetë i fundit

    FrontOnline
    19 Shtator 2020

    Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka thënë për Gazetën Express, se do të ketë edhe aksione tjera kundër krimit, korrupsionit dhe lojërave të fatit. Ka thënë se veprimet e Policisë në Karaçevë do të duhet të ndodhin më herët.

    Ministri i Brendshëm ka thënë se në aksionin e mbrëmshëm të Policisë gjithçka ka shkuar sipas planit të përgatitur nga organet e hetuesisë dhe ndjekjes.

    “Aksioni ka shkuar mirë, është përgatitur në mënyrë të duhur. Lufta ndaj krimit, korrupsionit, lojërave të fatit nuk do të ndalet me këtë aksion”, ka thënë Veliu.

    Ai ka paralajmëruar edhe aksione tjera në luftë kundër krimit dhe korrupsionit. Ka thënë se nuk do të kursehet askush në këtë betejë.

    “Nuk do të jetë aksioni i fundit të policisë në luftë kundër krimit, korrupsionit dhe lojërave të fatit”, ka shtuar ai.

    Mbrëmë, Policia e Kosovës ndërmori një aksion ku prangosi 33 persona, në mesin e të cilëve edhe 10 policë.

    Në kohën kur Kryeministër ishte Albin Kurti, ky aksion nuk ishte përkrahur. Albin Kurti kishte thënë se nuk lejoi aksionin në Karaçevë pasi nuk dihej saktë se e kujt ishte ajo pjesë dhe nuk kishte një dokument në formë analize për aksionin.

    Agim Veliu, Ministër i Brendshëm, edhe para disa kohësh kishte thënë se Albin Kurti nuk ka pasur guxim t’u japë përkrahje institucioneve të rendit, për të marrë aksione kundër krimit dhe korrupsionit.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.