×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Flet drejtori i Policisë: 200 zyrtarë policorë në luftë me Coronavirusin, 538 në vetizolim

    FrontOnline
    06 Gusht 2020

    200 zyrtarë policorë në mbarë Kosovën, janë duke luftuar me virusin Covid-19. Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, në një intervistë për Front Online ka thënë që infektimi i tyre ka ardhur pas një pune të madhe 12-orëshe në terren të policëve në tërë vendin.

    “Mund të them që si pasojë e pandemisë kemi një numër të konsiderueshëm të policëve të cilët aktualisht janë në shërim, janë të infektuar dhe sot aktiv janë 200 policë”, ka thënë ai.

    Përveç policëve që tashmë janë infektuar me Coronavirus dhe disa të tjerë që janë shëruar, Qalaj theksoi se është një numër mjaft i madh edhe i pjesëtarëve policor që janë në vetizolim.

    “Kemi një numër mjaft të madh të zyrtarëve policore të cilët janë në vetizolim për shkak të kontakteve të drejtpërdrejta me kolegët e infektuar apo me anëtarët e familjes së tyre dhe mund të them që numri i  policëve që janë momentalisht në vetizolim është 538’, ka thënë Qalaj.

    Mbi 23 mijë gjoba të shqiptuara për shkelësit e masave ndaj Coronavirusit

    Policisë së Kosovës së fundmi i ka dal punë edhe me shkelësit e masave anti-Covid. Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj në një intervistë për Front Online ka thënë që deri më tani, për ta janë shqiptuar 23 mijë e 184 gjoba.

    Ndërsa mbi 18 mijë vërejtje, sipas Qalajt, u janë dhënë qytetarëve për mosbartje të maskës.

    “Policia është duke lëshuar fletëparaqitje të cilat më pas dërgohen tek Inspektorati Sanitar dhe tek inspektoratet e tjera në mënyrë që ata t`i shndërrojnë në gjoba. Mund të them që numri i përgjithshëm deri më sot është 23 mijë e 184. Pastaj i kemi edhe 18 mijë e 469 vërejtje që kryesisht u janë dhënë qytetarëve për mosbartjen e maskave”, ka thënë ai.

    Policia vazhdon punën 12 orëshe, u paguhen vetëm 60 orë shtesë

    Që nga fillimi i pandemisë Covid-19, Policia e Kosovës është duke punuar me orar të zgjatur. Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë për Front Online, që orari 12 orësh për Policinë do të vazhdojë varësisht prej situatës epidemiologjike.

    “Orari 12 orësh mundëson që të kemi një numër më të madh të personelit në detyrë dhe angazhimi i tyre do të varet kryesisht nga situata epidemiologjike në vend. Mund të them që për momentin do të vazhdojmë që të punojmë me orarin 12-orësh”, ka deklaruar drejtori.

    Qalaj konfirmoi për Front Online se 4 mijë zyrtarë policorë që janë të angazhuar për menaxhimin e pandemisë, u paguhen nga 60 orë shtesë, por jo më shumë.

    “Është një numër mjaft i madh i policëve të cilët detyrë specifike e kanë menaxhimin e pandemisë. Numri i tyre është 4 mijë ndërsa policisë  e tjerë kryejnë detyra të tjera në bazë të vendeve të tyre të punës. Ne e kemi një rregullore një udhëzim me të cilin ne e bëjmë pagesën e disa orëve shtesë, por jo të gjithave. Pra, momentalisht ne paguajmë 60 orë shtesë të çdo polici i cili është i angazhuar në menaxhimin e kësaj pandemie”, ka thënë ai për Front Online.

     

     

    Qalaj sqaron konfrontimin e policisë me taksistin dhe rastin e “Prizrenit”

    Së fundmi në rrjetet sociale janë duke qarkulluar dy video ku shihen zyrtarë policorë duke u konfrontuar me qytetarë për shkak të mosrespektimit të masave ndaj Coronvirusit. Rasti më i fundit është ai i arrestimit të një taksisti në lagjen “Dardania”, në Prishtinë.

    Këto raste i ka komentuar edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës,  Rashit Qalaj në një intervistë për Front Online. Ai ka thënë që me raste të tilla PK-ja përballet shpeshherë

    “Mund të them që kemi pasur shumë e shumë raste dhe jo vetëm të këtyre të dyjave që qytetarët e pandërgjegjshëm nuk dëshirojnë që t`i implementojnë masat, t`i vendosin maskat dhe mjetet mbrojtëse të tjera. Poashtu edhe duke e ofenduar dhe kërcënuar Policinë, në disa raste duke bërë edhe sulme fizike ndaj policisë dhe normalisht që policia ka ndërmarr masa dhe do të ndërmarr edhe në të ardhmen që personat e t8illë të sillen para drejtësisë”, ka thënë ai..

    Shtohet puna për Policinë: Ahengjet nuk ndalen, e dhuna në familje në rritje

    Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj, në një intervistë për Front Online ka thënë që organizimi i ahengjeve nuk është duke u ndalur. Ai pohoi se policia është bërë inspektime të rregullta në çdo cep të vendit.

    “Fatkeqësisht këso ngjarje kemi në baza ditore dhe policia e Kosovës është duke intervenuar në çdo cep të Kosovës, në mënyrë që të mos lejoj grumbullim të njerëzve në masë, të mos lejojnë njerëz që të jenë shkaktar të infektimit të njerëzve të tjerë. kemi pasur disa raste që kemi intervenuar në vazhdimësi edhe në ahengje të ndryshme edhe në dasma të ndryshme, dhe assesi qytetarët po e kuptojnë që Covid-19 është një virus shumë i rrezikshëm për jetën e njeriut”, ka deklaruar ai.

    Qalaj foli edhe për rastet e dhunës në familje. Sipas tij, rastet e dhunës në familje gjatë kohës së pandemisë janë duke shënuar rritje.

    “Që nga fillimi e kemi një shtim të rasteve të dhunës në familje. Kjo është vërejtur që nga 13 marsi e deri më sot. Mund të them që në raportin 6-mujor që kemi bërë në fund të muajit qershor, kemi parë që është një dallim në mes të numrit të rasteve të dhunës në familje në periudhën kohore gjatë këtij viti dhe vitit të kaluar”, ka thënë ai.

    Drejtori i PK-së, ka folur edhe për gjendjen në veri të vendit dhe për punën që po bën policia e Kosovës në atë pjesë.

    “Unë konsideroj që gjendja në veri të vendit është normale. Policia po punon dhe e kryen punën në bazë të mandatit që e ka dhe nuk kemi ndonjë problem të theksuar”, ka deklaruar ai.

    Apeli i Rashit Qalajt për qytetarët lidhur me Coronavirusin

    “Dua të bëj thirrje dhe apel për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që maksimalisht të bëjnë përpjekje që të respektojnë masat mbrojtëse, meqenëse me ato masa do të parandalojnë infektimin e anëtarëve të familjes, infektimin e më të dashurve të tyre, infektimin e banorëve të Kosovës. E di që është vështirë por ne duhet të mësohemi që  në këtë kohë pandemie të bëjmë më shumë se sa në jetën e përditshme dhe ajo është që ta mbrojmë njëri-tjetrën nga infektimi. Na ndihmoni, e ndihmoni Policinë e Kosovës, i ndihmoni inspektoratet sanitare, mjekët tanë që ta kalojmë këtë gjendje sa më lehtë që është e mundur”.

    KESCO Premium hapet në Qendër të Prishtinës
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Punëtorët e Telekomit të Kosovës, nuk i kanë marrë ende pagat, për shkak të bllokimit të llogarive financiare. Ata në shenjë pakënaqësie...
    Lajme29 Mars 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka falënderuar të gjithë ata që po e përkrahin Kosovën në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Europës. Ajo...
    Lajme29 Mars 2024
    Ministri i Mbrojtjes i Italisë, Guido Crosetto, pas takimit me homologun kosovar, Ejup Maqedonci në Prishtinë, ka deklaruar se stabiliteti i Ballkanit...
    Të tjera
    Lajme29 Mars 2024
    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se qeveria nuk ka arsye të japë dorëheqje. Këtë deklaratë ai e bëri para mediave...
    Lajme29 Mars 2024
    Tri seanca plenare do të mbahen në javën e ardhshme në Kuvendin e Kosovës. Kështu ka bërë të ditur shefja e grupit...
    Lajme29 Mars 2024
    Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, po intervistohet nga Prokuroria e Speciale në Prishtinë. Sipas RTK-së, Berishaj gjendet në Prokurorinë Speciale...
    Lajme29 Mars 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës gjatë mbikëqyrjes permanente të situatës epidemiologjike në vend ka konstatuar një rritje të lehtë të...
    Lajme29 Mars 2024
    Shefi i grupit parlamentar i LDK-së, Arben Gashi, konsideron se sot është njëra ndër ditët më të këqija të parlamentarizmit në Kosovë....
    Sport29 Mars 2024
    Organizatori i Kampionatit Evropian, UEFA tha të enjten se do të dëgjojë trajnerët e ekipeve kombëtare nëse duan të zgjerojnë numrin e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.