
Kryeministri në ardhje, Avdullah Hoti, para mediave tha se LDK-ja ka bërë hapin për krijimin e qeverisë ku do të merren me rimëkëmbjen e ekonomisë, raporton Front Online.
“Ne jemi duke u përpjekur të bëjmë një qeveri funksionale për t’u marrë për rimëkëmbjen e ekonomisë pas kësaj pandemie e të rikuperojmë marrëdhëniet me aleatët tanë. Ne kemi bërë hapin tonë për krijimin e qeverisë”, deklaroi Hoti.
“Nuk ka nevojë për zgjedhje, ka gatishmëri nga partitë parlamentaqe që qeveria të udhëheqet nga LDK-ja”, tha Hoti.
I nominuari i LDK-së për kryeministër të Kosovës, Avdullah Hoti tha se pas arritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje më AAK-në, gjatë ditës presin që të arrihen edhe marrëveshjet me partitë tjera politike.
Posa të nënshkruhet koalicioni i plotë, Hoti tha se do të bëjnë kërkesë për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme ku do të votohet qeveria e re.
“Kështu po presim, që sot t’i përmbyllim marrëveshjet edhe me partnerët tjerë të koalicinit dhe të lëvizim menjëherë përpara”, deklaroi Hoti.
“AKR, siç kam thënë dje do të jetë pjesë e koalicionit”, tha tutje, ai.
“Une jam i knaqur me arritjen e marrëveshjes me AAK-ne. Kjo marrëveshje u arrit në bazë të kritereve, rendi dhe ligji do të jetë mbi të gjitha, në qeveri do të jetë një kabinet funksional në javën e para do të bëjmë bashk programin dhe do ta sjellim në Kuvend, programi i LDK-së është bazë. Hoti tha se pasi që do të arrijnë marrveshje me të gjitha partit do ta procedojnë ne Kuvend”.
https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/604258430164100/UzpfSTEwMDIyNDg4Nzk5ODI2NToyNDc2NDc3NTk5MjI2NDM/