×
  • Lajme
  • Lajme

    Flasin nga Pulmologjia, pasi një kufomë qëndroi për shtatë orë në klinikë

    FrontOnline
    13 Shtator 2020

    Drejtoresha e Klinikës së Pulmologjisë, Rukije Mehmeti, është deklaruar rreth rastit të një kufome e cila ka qëndruar në njërën nga dhomat e kësaj klinike, për rreth shtatë orë pas vdekjes.

    Mehmeti për klankosova.tv deklaroi se e ndjera është sjellë në gjendje të rëndë shëndetësore nga Emergjenca dhe se ka qenë në pritje të rezultatit për COVID-19.

    Sipas saj, në mungesë të rezultatit, obligimi ka qenë i familjes që ta bartë kufomën në morg dhe të njëjtit kanë refuzuar t’i marrin shpenzimet mbi vete.

    “Të ndjerës i është marrë mostra në Emergjencë dhe ka qenë në pritje të rezultatit për koronavirus”.

    “Ministria e Shëndetësisë bën bartjen e kufomave vetëm në rastet pozitive meqë e ndjera ka qenë në pritje të rezultateve familjarët nuk kanë pranuar që t’i kryejnë shpenzimet për bartjen e kufomës deri në morg dhe për këtë ka qëndruar deri në marrjen e rezultatit”.

    “E ndjera ka rezultuar pozitiv për COVID-19 dhe kompania e kontraktuar nga MSH menjëherë ka bërë bartjen e viktimës për në morg”, u shpreh ajo.

    Rastin e ka bërë publik në rrjetin social Facebook një qytetar, derisa ka bërë të ditur se kufoma po qëndron bashkë me pacientë të cilët po marrin trajtim për COVID-19.

    Fillon zyrtarisht Big Brother VIP Kosova 2, mirëpritet me duartrokitje nga publiku në studio
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.