×
  • Lajme
  • Lajme

    Familja me Covid-19 në Milloshevë u infektuan nga familjari që punon në KEK, s’kanë asnjë shenjë të virusit

    FrontOnline
    11 Qershor 2020

    8 anëtarë të një familje janë konfirmuar me Coronavoirus mbrëmë në fshatin Milloshevë në komunën e Obliqit.

    Të konfirmuarit janë familjarë të punëtorit të rezultuar pozitiv në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) si dhe të 5 rasteve tjera që para dy ditëve rezultuan pozitive, raporton Front Online.

    Në mesin e të infektuarve ka edhe fëmijë. Lajmin për Front Online e ka konfirmuar Vlora Kabashi drejtoresh e Shëndetësisë në Komunën e Obiliqit.

    “Dje kemi pasur 8 raste të reja me Covid-19, që janë të gjitha nga fshati Milloshevë, Komuna e Obiliqit. Rastet e rezultuara pozitive janë familjarë të punëtorit të rezultuar pozitiv në Korporatën

    Energjetike të Kosovës (KEK), si dhe të 5 rasteve të tjera të rezultuara pozitive para dy ditësh”, ka thënë ajo për Front Online.

    Kabashi ka theksuar se 8 rastet e konfirmuara me Covid-19 në Milloshevë deri më tani nuk kanë asnjë shenjë të këtij virusi.

    “Gjendja e tyre shëndetësore është mjaft e qetë dhe stabile. Nuk kanë asnjë shenjë të virusit Covid-19”, tha Kabashi duke shtuar se Ekipi mjekësor i Qendres së Mjekësisë Familjare aktualisht ndodhet në shtëpinë e tyre ku edhe janë vetizoluar.

    Familja e lartpërmendur po ashtu është furnizuar me pako ushqimore dhe higjienike.

    “Familjet janë në vetizolim dhe kane mjaft mirë me shëndet, nuk kanë asnjë shenjë të Covid-19. Në mesin e të infektuarve ka edhe fëmijë, janë familjarë dhe e infektuar është komplet familja”, ka thënë tutje ajo për Front Online.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ushtria amerikane të martën identifikoi katër nga ushtarët e parë amerikanë të vrarë në luftën kundër Iranit, ndërsa administrata Trump paralajmëroi se...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.