×
  • Ekonomi
  • Artikull i Sponsoruar

    Falet Fitër Bajrami në xhaminë “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë

    FrontOnline
    02 Maj 2022

    Myslimanët kanë falur Fitër Bajramin në xhaminë “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë, që nisi nga ora 05:00.

    Besimtarë të shumtë e kanë kryer këtë ritual fetar pasi sot festojnë Fitër Bajramin, pas 30 ditësh agjërimi gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

    Driton Arifi, ligjërues në medresenë “Alauddin”, u tha të pranishmëve se ata që kanë agjëruar gjatë këtij muaji të shenjtë e kanë përmbyllur me sukses “një kërkesë aq hyjnore siç është agjërimi”.

    “Jemi mbledhur këtë në këtë mëngjes të hershëm në një vend të bekuar, në njërën prej shtëpive të Zotit të madhërishëm, duke u ndier të lumtur e të gëzuar që kemi përmbyllur me sukses një adhurim aq me peshë dhe një kërkesë hyjnore aq të dëlirë siç është agjërimi. Ndihemi të përmbushur në shpirt të përndritur në mendje, sepse iu kemi përgjigjur ftesës së Zotit tonë, i cili në shenjë përkujdesje ndaj njeriut përcaktoi detyra e obligime për ta udhëzuar e për ta bekuar atë në rrugën e drejtë. Sigurisht, në fund edhe për ta bekuar me shpërblimin madhështor – hyrjen në xhenet”.

    “Allahu meriton madhërimet tona që na dha shëndet edhe na mundësoi që të përmbushim këtë obligim kaq madhështor të tij. Njeriu në rrugëtimin e tij në jetë më së shumti ka nevojë për një udhëzues e një shëmbëlltyrë të cilën e merr si model në jetë – hapat e të cilit i ndjek me kënaqësi. Ai kështu sigurisht që do të ndihet më i qetë sepse e ka bindjen se ai është duke ecur në rrugën dhe drejtimin e duhur”.

    “Shpirti i tij qetësohet, vetëm atëherë kur të bindet se në rrugën e tij të jetës ka dikush që ka ecur para tij dhe ka lënë gjurmë në këtë rrugë edhe para tij”, tha Arifi.

    Njoftimet nga KEDS, vendet që do të mbesin nesër pa rrymë
    Nga Rubrika
    Artikull i Sponsoruar24 Prill 2024
    Ambasadori i Francës, Olivier Guerot, është përfaqësuesi i radhës i korit diplomatik të akredituar në Kosovë, i cili ka vizituar ambientet e...
    Artikull i Sponsoruar17 Prill 2024
    Në kohën kur bukuria e traditave lokale po mbetet shpesh nën hije, është thelbësore të kujtojmë vlerat dhe të përqafojmë atë që...
    Artikull i Sponsoruar11 Prill 2024
    Kompania liderë e turizmit në Kosovë “Sharr Travel” ka  sjellë një oferte bombastike për këtë fundjavë në bashkëpunim me Hotel Regina City...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...
    Lajme26 Prill 2024
    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), sot ka prezantuar raportin për monitorimin e punës së Kuvendit të Kosovës për vitin 2023. Ky...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Shëndeti i Mbretit të Britanisë së Madhe mund të mos jetë duke u përmirësuar. Sipas mediave amerikane, gjendja e tij shëndetësore është...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.