×
  • Lajme
  • Lajme

    Fadil Kajtazi: Ligji për mbrojtjen e UÇK-së e zhvesh atë nga misioni i saj – liria

    FrontOnline
    10 Gusht 2020

    Njohësi i çështjeve të sigurisë, Fadil Kajtazi, ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka nevojë që të mbrohet me ligj të veçantë sepse vlera e saj është e mbrojtur mjaftë mirë.

    Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai ka thënë se mision i UÇK-së ka qenë liria, demokracia dhe pavarësia dhe se ligji për mbrojtjen e saj do të zhvishte nga ky mision.

    “Unë nuk e kam lexuar ligjin, por një gjë jam i bindur thellë: Ushtria Çlirimtare e Kosovës objektiv të saj e ka pasur lirinë, demokracinë dhe pavarësinë”.

    “UÇK nuk ka pasur platformë për zhdukjen apo shfarosjen e një populli tjetër. Aty ka pasur individë që kanë qenë të infiltruar për me ia dhënë një fytyrë tjetër UÇK-së në raport me atë se për çfarë e ka pasur misionin”.

    “Unë mendoj që nëse aprovohet ky ligj, ia heq UÇK-së atë misionin dy: lirinë dhe demokracinë – e zhvesh nga kjo”.

    “Mendoj se vlera e UÇK-së është e mbrojtur mjaft mirë – nuk ka nevojë ligj që të mbrohet UÇK-ja. Nëse ka nevojë UÇK të mbrohet me ligj, zhvishet nga ajo që e ka pasur për mision”.

    Rrini gati – Festivali Sunny Hill zbulon sonte të gjithë artistët
    Nga Rubrika
    Lajme17 Maj 2025
    Disa nga këngët më të mira të Eurovisionit krijojnë një urë lidhëse midis traditave folklorike të vendit të tyre dhe ritmeve të...
    Lajme17 Maj 2025
    Në skenën e finales së madhe të Eurovision tashmë është ngjitur grupi përfaqësues i Shqipërisë, Shkodra Elektronike. Kënga “Zjerm” interpretohet nga Beatriçe...
    Lajme17 Maj 2025
    artistët e 20 vendeve që ishin në  listë për të performuar, kamë mbetur edhe gjashtë vende në mesin e tyre që do...
    Të tjera
    Lajme17 Maj 2025
    Dy persona janë dërguar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës pasi janë lënduar me mjet të mprehtë. Mjeku Ejup Govori për...
    Lajme17 Maj 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se në margjinat e samitit të Komunitetit Politik Evropian është takuar me presidentin francez, Emmanuel...
    Lajme17 Maj 2025
    Presidentja Vjosa Osmani i ka uruar fitore sonte Shkodrës Elektronike në festivalin e këngës Eurovision. Në një postim në Facebook, ajo ka...
    Bota/Rajoni17 Maj 2025
    Ministri në detyrë i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, ka bërë të ditur se me homologun e tij francez, Sebastien Lecornu, kanë...
    Bota/Rajoni17 Maj 2025
    Me tensione dhe përplasje është shoqëruar numërimi i votave të Diasporës në Lezhë. Teksa procesi ka përfunduar, momentet e fundit kanë pasur...
    Bota/Rajoni17 Maj 2025
    Një mision shpëtimi në shkallë të gjerë është duke u zhvilluar në malin Eiger në Alpet Zvicerane, pas një orteku që ka...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.