×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Evropës do t’i nevojiten së paku 500 miliardë euro për t’u këndellur nga kriza

    FrontOnline
    19 Prill 2020

    Drejtori i Mekanizmit Evropian për Stabilitet, Klaus Regling, ka thënë se institucionet e Bashkimit Evropian duhet t’i dhurojnë edhe së paku 500 miliardë euro për ta ngjallur ekonominë pas krizës së koronavirusit.

    Në intervistën e dhënë për gazetën italiane, “Corriere della Sera”, të publikuar të dielën, Regling tha se mënyra më e lehtë për organizimin e fondeve të tilla do të ishte përmes Komisionit Evropian dhe përmes buxhetit të BE-së.

    “Do të thoja se për fazën e dytë kemi nevojë për 500 miliardë euro të tjera nga institucionet evropiane, por mund të jenë më shumë”, tha ai për gazetën e njohur italiane.

    “Për këtë arsye, ne kemi nevojë që të diskutojmë për instrumentet e reja me mendje të hapur, por edhe t’i përdorim institucionet ekzistuese, sepse është më lehtë, përfshirë veçanërisht Komisionin Evropian dhe buxhetin e BE-së”, shtoi Regling.

    Ndryshe, ministrat e financave të vendeve të BE-së arritën marrëveshje më 9 prill për ndarjen e 540 miliardë eurove për rimëkëmbjen e ekonomisë, shkruan “Reuters”.

    Udhëheqësit e vendeve të BE-së do të mbajnë një video-konferencë më 23 prill për të diskutuar në lidhje me fondet shtesë që do të përdoren për t’i luftuar efektet negative të pandemisë.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.