×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ergysi kishte lidhje tjetër, i kërkonte Almës të dilte nga shtëpia

    FrontOnline
    05 Maj 2024

    Konfliktet në çift kishin muaj që kishin nisur dhe praktikisht çifti ishte i ndarë pasi martesa nuk konsumohej më dhe Ergys Arrazi kishte nisur një marrëdhënie tjetër. Top Channel raporton në një shkrim në faqen e tij online se sipas familjarëve të gruas së tij Alma Arrazi, ai grindej çdo ditë me të dhe i thoshte të dilte nga shtëpia ku ajo jetonte në një dhomë tjetër dhe ku flinte me fëmijët.

    Sipas të njëjtave burime i pyetur në polici, ditën kur denoncoi zhdukjen e bashkëshortes, por edhe më vonë pas gjetjes së trupit të së bijës ai e ka cilësuar bashkëshorten “të sëmurë mendore” dhe sipas tij kishte muaj që trajtohej me ilaçe depresioni. Kjo dëshmi nuk është verifikuar ende nga policia, pasi ende nuk është gjetur ndonjë kartelë e 39-vjeçares apo ndonjë mjek që t’i ketë lëshuar recetë për këto medikamente.

    Duket se gruaja ka qenë e vetme në këtë situatë pasi edhe pas zhdukjes së saj e vetmja që ka treguar interes ka qenë e motra ndërsa vëllai dhe të afërmit e tjerë nuk janë interesuar në polici dhe nuk i janë përgjigjur kërkesës për t’u pyetur si persona që kanë dijeni për ngjarjen.

    Prej 3 majit, 39-vjeçarja është zhdukur dhe vetëm mbrëmjen e së shtunës u gjet në lumin Buna trupi i vajzës 9-vjeçare ndërsa mungojnë nëna dhe dy fëmijët e tjerë.

    Është koha të shijojmë çokollatën më të mirë..
    Nga Rubrika
    Lajme18 Maj 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se minimumi 87 mijë qytetarë e kanë...
    Lajme18 Maj 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do ta pret nesër në takim nënsekretaren e SHBA-ve për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen, duke...
    Lajme18 Maj 2024
    Partia Social Demokrate është deklaruar lidhur me temën e fundit në Kosovë, mbajtjen e zgjedhjeve. Nol Nushi nga PSD-ja një prononcim për...
    Të tjera
    Lajme18 Maj 2024
    Behgjet Pacolli nga AKR-ja thotë për “Front Online” se ky subjekt politik është i gatshëm për zgjedhjet e ardhshme që mbahen në...
    Lajme18 Maj 2024
    Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka kujtuar në përvjetorin e shtatë të vdekjes, ish-kryetarin e kësaj komune, Agim Kikaj. Në një postim...
    Lajme18 Maj 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se regjimi i Millosheviqit që ka kryer gjenocid në Kosovë ka dhunuar rreth...
    Lajme18 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka konfirmuar se kanë ndërmarrë të gjitha masat për informim dhe ndalim në të gjitha vendkalimet kufitare dhe drejtoritë...
    Lajme18 Maj 2024
    Haxhi Avdyli nga “Guxo” thotë se në zgjedhjet e ardhshme që pritet të mbahen në Kosovë, kjo parti preferon një koalicion para...
    Sport18 Maj 2024
    Chelsea e ka kompletuar marrëveshjen për të transferuar talentin 17-vjeçar të Palmeiras Estevao Willian. “Blutë” kishin arritur marrëveshje personale me lojtarin e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.