×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Erdhi për pushime në Kosovë, pas kthimit në Zvicër del pozitive për COVID-19

    FrontOnline
    07 Shtator 2020

    Magribe Hajdari dhe Hasip Iseni, flasin për ballafaqimin me koronavirusin që e kanë marrë gjatë vizitave të bëra kësaj vere në vendlindje, në Kosovë gjegjësisht në Maqedoni

    Verës së sivjetme i erdhi pothuaj fundi por ende nuk po shihet në horizont përfundimi i krizës së koronavirusit. Këtë krizë që tashmë po hyn në muajin e shtatë, mërgimtarët po e përjetojnë me një barrë shtesë: mallit të tyre të përhershëm për të dashurit në atdhe i është shtuar edhe frika për t`i vizituar ata. Të bllokuar nga rreziku i infektimit të tyre dhe familjarëve në vendlindje, në njërën anë dhe nga kërcënimi i karantinës, pas kthimit në Zvicër, në anën tjetër, shumica e tyre kësaj vere kanë hequr dorë nga vizita në atdhe.

    Përkundër kësaj, mjaft bashkatdhetarë megjithatë kanë marrë mbi vete rrezikun dhe kanë vizituar vendet e tyre të prejardhjes, edhe në këto kushte. Një numër i madh i tyre kanë sjellë infektimin me vete ndërsa të gjithë, sipas rregullit, duhet të vendosen në karantinë, të vetizolohen.

    Albinfo.ch ka kontaktuar disa nga të kthyerit që kanë rezultuar pozitivë dhe që kanë vuajtur pasojat e infeksionit. Shumë prej tyre nuk duan të flasin para mediave ndërsa Magribe Hajdari dhe Hasip Iseni, të vetëdijshëm për seriozitetin e problemit, kanë pranuar të shpalosin përvojat e tyre me koronavirusin që e kanë marrë gjatë vizitave në vendlindje, në Kosovë gjegjësisht në Maqedoni.

    Hasip Iseni i cili jeton dhe punon në Zvicër ua pa sherrin pushimeve verore në vendlindjen e tij, në Shkup. 63-vjeçari u bllokua dhe nuk arriti të kthehej në Zvicër pasi që u mbyllën kufijtë. Për më tepër ai edhe u infektua me Covid. Kjo i ka ndodhur para se të hynte në fuqi detyrimi i karantinës në Zvicër për të gjithë ata që vijnë nga vendet në rrezik të përhapjes së virusit. Në një rrëfim për albinfo.ch ai tregon peripecitë e qëndrimit të tij në Maqedoni.

    “Jam infektuar nga ata që e mbanin fshehur virusin”

    “Isha shumë i kujdesshëm por u infektova nga ata që e mbanin fshehtë virusin nga padituria dhe turpi” rrëfen Hasipi i cili prej 32 vitesh jeton në Zvicër.

    Infektimin me koronavirus ai nuk e kishte kaluar edhe lehtë ndërsa edhe trajtimi nëpër spitalet e Shkupit, sipas tij, linte shumë për të dëshiruar.

    “Nëse nuk e njihni ndonjë mjek, nuk do të kaloni mirë. Unë kisha fatin që i njihja, por më e keqja është që edhe personeli mjekësor që ishte kompetent kishte migruar jashtë vendit”, thotë Hasipi. Ai shton se përveç trajtimit me medikamente herë pas here kishte pasur nevojë edhe për oksigjeno terapi.

    Me gjithë mallin për vendlindjen dhe familjarët, Hasipi sugjeron bashkatdhetarët që mos të marrin rrugë për në Maqedoni apo Kosovë derisa rreziku nga përhapja është ende i madh.

    “Jo vetëm që infektoheni por edhe mund ta dërgoni virusin atje. Nuk është vetëm karantina”, thotë Iseni, i cili po i vuan ende pasojat që i trashëgoi nga virusi si: diabeti, humbja në peshë dhe lodhja.

    Edhe pas kthimit në Zvicër ai ende po kërkon trajtime mjekësore pas karantinimit 10 ditor në Lozanë.

    Me shumë dilema por duke mbizotëruar malli për atdheun e familjen, edhe mërgimtarja Magribe Hajdari e cila jeton dhe punon në Zvicër në muajin korrik vizitoi vendlindjen e saj, Kosovën.

    “Para se të shkoja në Kosove e kam pyetur vëllain si është gjendja në familje dhe a më preferon që të vij për t`i vizituar prindërit. Mbasi i kam prindërit mjaft në moshë, e ndieja shumë nevojën për t`i vizituar. Vëllai më tha hajde se këtu në familje ne s`kemi asgjë”, rrëfen ajo për albinfo.ch.

    Qëndrimin e saj dyjavor në Kosovë, Magribja nuk e konsideron pushim.

    “Të them të drejtën ky nuk ishte një pushim normal, vazhdimisht me tension psikik. Kam shkuar t`i shoh prindërit. nga frika se po vdesin pa i parë më”, thotë ajo.

    Magribja bën edhe një krahasim të qëndrimit të saj në Kosovë mes këtij viti dhe viteve të kaluara.

     

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Presidenti rus Vladimir Putin mbajti bisedime në Kremlin të dielën me kryeministrin e Sllovakisë Robert Fico, në një vizitë të rrallë në...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrainën në shkurt të vitit 2022. Zëri i Amerikës vizitoi...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Një person i moshës 68-vjeçare është gjetur i pajetë në Vlorë. Sipas policisë, ai është rrahhur me sende të forta, raporton Euronews.al...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.