×
  • Lajme
  • Lajme

    Ekspertja e forenzikës në EULEX kërkon nga familjarët e të pagjeturve që t’i japin mostrat e gjakut

    FrontOnline
    30 Gusht 2020

    Zëvendës-drejtoresha e Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës dhe ekspertja e EULEX-it, Tarja Formisto, ka bërë thirrje tek familjet e të pagjeturve që të japin mostrat e tyre të gjakut, meqë sipas saj, rreth 20 persona do të mund të indenfitikoheshin përmes ADN’-së.

    Këtë thirrje Formisto e ka bërë sot me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Viktimave dhe të Zhdukruve

    Ajo u ka bërë apel të afërmëve të gjithë personave të pagjetur që t’i japin mostrat e gjakut ashtu që të mund të përfundohet procesi i identifikimit të disa mbetjeve mortore në morgun e Prishtinës.

    Zëvendës-drejtoresha e Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës dhe ekspertja e EULEX-it, Tarja Formisto, tha se njëri prej problemeve të ballafaquara gjatë procesit të identifikimit të mbetjeve mortore është fakti se jo të gjithë të afërmit e personave të pagjetur i kanë dhënë mostrat e tyre të gjakut për analizën e ADN-së.

    “Ka familje të cilat refuzojnë t’i japin mostrat e gjakut për arsye të ndryshme. Disa besojnë se të afërmit e tyre janë ende gjallë, të tjerët nuk duan t’i japin mostrat e gjakut përpara se kryerësit e veprave të sillen përpara drejtësisë”, tha Formisto.

    “Unë vlerësoj se deri në 20 persona të pagjetur do të mund të identifikoheshin me anë të AND-së, sikur familjarët e të gjithë personave të pagjetur t’i jepnin mostrat e gjakut. Unë dëshiroj t’u bëj apel të afërmëve të gjithë personave të pagjetur që t’i japin mostrat e gjakut ashtu që ne të mund ta përfundojmë procesin e identifikimit për disa prej tyre,” tha Zëvendës-drejtoresha e Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës.

    Duke folur për arsyet pse ende më shumë se 1640 persona nuk janë gjetur në Kosovë, Formisto tha se ekziston mungesë e informacioneve të reja dhe të besueshme për lokacionin e saktë të varrezave, duke shtuar se disa prej mbetjeve mortore janë në varreza masive, disa prej tyre në varreza klandestine më të vogla, si dhe nëpër varreza në zona të ndryshme, gjë që e bën më të vështirë procesin e lokalizimit të mbetjeve mortore.

    “Ekziston gjithashtu edhe çështja e një numri të caktuar të keqidentifikimeve. Menjëherë pas konfliktit kufomat janë identifikuar në mënyrë të përgjithësuar, për shembull nëpërmjet fotografive, rrobave apo gjësendeve personale, që ka rezultuar në gabime të cilat sot është vështirë të gjurmohen dhe të korrigjohen”, tha ekspertja e EULEX-it.

    Ekspertët e EULEX-it vazhdojnë të punojnë së bashku me kolegët vendas të tyre në Institutin e Mjekësisë Ligjore duke ofruar ekspertizë dhe këshilla për identifikimin e varrezave të mundshme klandestine dhe për zhvarrimin dhe identifikimin e viktimave nga konflikti i Kosovës. Prej filimit të mandatit të EULEX-it e deri më sot, ky Mision i ka kryer 656 operacione në terren për t’i lokalizuar personat e pagjetur, përfshirë 166 zhvarrime. Janë identifikuar mbetjet mortore të 456 individëve, përfshirë 316 persona të pagjetur.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikave kufitare te Dheu i Bardhë, dhe në Muçibabë po zgjasin një orë. E në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Instituti Demokratik i Kosovës, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimit, ky kryeministri Albin Kurti dha njoftimin se Ministria e Financave po ndan për...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Sot, në një bashkëbisedim të zhvilluar në Gjilan me veteranë të UÇK-së dhe pensionistë të FSK-së,  kandidati per deputet i  PDK-se ,...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Autoritetet gjermane të sigurisë e pranuan se kishin marrë informacione vitin e kaluar për autorin e dyshuar për sulmin vdekjeprurës në një...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Vullneti ia ka transmetuar Xhenetës fjalët e Drenushës për të. Ai i tregoi se Drenusha ka thënë se Xheneta është e varur...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Nënkryetari i LDK-së dhe një prej figurave politike që ka qenë pjesë e proceseve politike të bërjes së Kosovës shtet, Lutfi Haziri,...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Shqipëria pritet të përfshihet nga moti me reshje të dendura shiu. Ministria e Mbrojtjes në Tiranë, ka apeluar për strukturat qendrore dhe...
    Sport22 Dhjetor 2024
    Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Real Madridit dhe Sevillas, e vlefshme për javën e 18-të në La Liga. Los Blancos...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.