×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Eksperti i njohur amerikan paralajmëron: Rrezik i madh heqja e parakohshme e masave

    FrontOnline
    12 Maj 2020

    Eksperti i njohur amerikan Anthony Fauci thotë se një heqje e parakohshme e kufizimeve të vendosura si pasojë e pandemisë së koronavirusit do të paraqiste një rrezik të madh për vendin.

    Zoti Fauci, i cili drejton Institutit Kombëtar për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive tha për gazetën “New York Times” se nëse vendi anashkalon planin me tre faza të hapjes që ka propozuar Shtëpia e Bardhë, atëherë rrezikon krijimin e vatrave të reja e të shumëfishta të sëmundjes.

    Eksperti i lartë amerikan tha se kjo gjë do të na çonte dëm përpjekjet e vendit për t’ju kthyer normalitetit, por do të rezultonte në vuajtje e vdekje të panevojshme.

    Zyrtarët e shëndetësisë kanë paralajmëruar për javë të tëra se një lehtësim i parakohshëm i kufizimeve dhe i veprimtarisë së biznesit mund të çojë në një rritje të rasteve të reja me COVID-19.

    Plani i Shtëpisë së Bardhë përcakton disa rekomandime për shtetet, duke sugjeruar që hapja duhet të konsiderohet atje ku ka të dhëna të dokumentuar për një rënie të numrit të rasteve të reja me koronavirus për të paktën dy javë me radhë, si dhe sisteme të forta testimi e gjurmimi të kontakteve të atyre që janë testuar pozitivisht.

    Të martën në Shtetet e Bashkuara janë shënuar më shumë se 1.3 milionë raste me koronavirus dhe mbi 80 mijë të vdekur./VOA

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.