×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Eksperti i energjisë: Bota ka gjashtë muaj kohë për të shmangur krizën e klimës

    FrontOnline
    18 Qershor 2020

    Bota ka vetëm gjashtë muaj kohë në të cilën mund të ndryshojë rrjedhën e krizës klimatike dhe të parandalojë bllokimet nga emetimet e gazrave serë që mund të hedhin poshtë të gjitha përpjekjet për të ndaluar katastrofën e klimës, ka paralajmëruar një nga ekspertët më të mëdhenj të energjisë në botë, shkruan The Guardian.

    “Ky vit është mundësia e fundit që kemi, ” tha Fatih Birol, drejtor ekzekutiv i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë.

    Qeveritë po planifikojnë të shpenzojnë 9 trilion dollarë në muajt e ardhshëm për të shpëtuar ekonomitë e tyre nga kriza e koronavirusit, sipas llogarive të IEA. Paketat stimuluese të krijuara këtë vit do të përcaktojnë formën e ekonomisë globale për tre vitet e ardhshme, sipas Birol.

    “Tre vitet e ardhshme do të përcaktojnë rrjedhën e 30 viteve dhe më gjerë,” tha Birol për The Guardian. “Nëse ne nuk ndërrmarim asnjë veprim me siguri do të shohim një rikthim të emetimeve. Nëse emetimet zmbrapsen, do të jetë shumë e vështirë të shihet se si ato do të ulen në të ardhmen. Kjo është arsyeja pse ne po nxisim qeveritë të zhvillojnë plane të qëndrueshme të rimëkëmbjes. ”

    Emetimet e dioksidit të karbonit janë ulur me një mesatare globale prej 17% në prill , në krahasim me vitin e kaluar, por që atëherë janë rritur përsëri në rreth 5% të niveleve të vitit të kaluar, raporton abcnews.al

    Në një raport të botuar të enjten, IEA – standardi më i lartë në botë për analizën e energjisë përcaktoi projektin e parë global për përmirësim e klimës duke u përqendruar në reformat për gjenerimin dhe konsumin e energjisë. Energjia e erës dhe ajo diellore duhet të jenë fokusi kryesor, krahas përmirësimeve të efikasitetit të energjisë në ndërtesa dhe industri dhe modernizimin e rrjeteve të energjisë elektrike.

    Krijimi i vendeve të punës duhet të jetë përparësia për vendet ku miliona njerëz kanë ngelur të papunë nga pandemia Covid-19. Analiza e IEA tregon se synimi i vendeve të gjelbërta – siç janë vendosja e paneleve diellore dhe ndërtimi i turbinave me erë është më efektive sesa shpenzimi i parave për ekonominë e karbonit,raporton abcnews.al

    Sam Fankhauser, drejtori ekzekutiv i Institutit të Kërkimeve Grantham për ndryshimin e klimës në Shkollën e Ekonomisë në Londër, i cili nuk ishte i përfshirë në raport, paralajmëroi që qeveritë nuk duhet të përpiqen të “ruajnë vendet e punës ekzistuese” përmes skemave dhe përpjekjeve të tjera për t’i mbajtur njerëzit në punë, por të sigurojë rikualifikimin dhe mundësi të tjera që njerëzit të “lëvizin në punët e së ardhmes”.

    Thirrjet për një përmirësim të klimës globalisht tani kanë ardhur nga ekspertë , ekonomistë , profesionistë të shëndetit , edukatorë, fushata klimatike dhe politikanë. Ndërsa disa qeveri janë gati të ndërmarrin veprime – për shembull, BE është zotuar të realizojë marrëveshjen e saj të gjelbër europiane, paratë e shpenzuara deri më tani kanë tendencë të mbështesin ekonominë e karbonit, raporton abcnews.al

    Të paktën 33bilion dollarë do të shpenzohen për linjat ajrore, sipas grupit të fushatave të Transportit dhe Mjedisit. Sipas kompanisë analistike Bloomberg New Energy Financave , më shumë se gjysmë trilion dollarë në të gjithë botën – 509bilion dollarë do të shpenzohen në industri me karbon të lartë.

    Rreth 12.3 miliardë dollarë u investuan drejt industrive të karbonit të ulët, dhe një shtesë prej 18.5 bilion dollarësh u investuan tnë industri me karbon të lartë me kusht që të arrihen objektivat klimatikë, raporton abcnews.al

    Në këstin e parë të shpenzimeve, qeveritë “kishin një justifikim” për dështimin në industrinë e karbonit, tha Birol, sepse ata po reagonin ndaj një krize të papritur dhe të panjohur. “Planet e para të rimëkëmbjes kishin me shumë si qëllim krijimin e mureve vëzhguese rreth ekonomisë,” shpjegoi ai.

    Por qeveritë ende po synonin investimet e karbonit të lartë, paralajmëroi Birol. Ai tregoi për hulumtimin e IEA që tregon se deri në fund të majit shuma e investuar në termocentrale me qymyr në Azi ishte rritur në krahasim me vitin e kaluar. “Tashmë ka shenja të një rikthimi të emetimeve,” tha ai.

    Fushata për mbrojtjen e klimës u ka bërë thirrje ministrave që të studiojnë raportin e IEA dhe të përcaktojnë planet e rimëkëmbjes së gjelbër. Jamie Peter, drejtoreshë e fushatave” Friends of the Earth” tha: «Një botë pas Covid duhet të jetë e drejtë dhe do të jetë e drejtë vetëm nëse qeveria i jep përparësi shëndetit, mirëqenies dhe jep mundësi për të gjitha pjesët e shoqërisë, raporton abcnews.al

    Vënia në veprim e rekomandimeve të IEA do të nxiste ekonominë, shtoi Rosie Rogers, kreu i rimëkëmbjes së gjelbër në Greenpeace në Mbretërinë e Bashkuar.

    Investitorët ishin gjithashtu të gatshëm të investonin paratë e sektorit privat për klimën krahas shpenzimeve të stimulit qeveritar, tha Stephanie Pfeifer, shefi ekzekutiv i Grupit Institucional të Investitorëve për Ndryshimin e Klimës, “IEA ka treguar se është ekonomikisht i gatshëm. Investitorët janë plotësisht të angazhuar për të dhënë kontributin e tyre në këtë proces. “

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni15 Nëntor 2024
    I rritur në Miami mes të mërguarve kubanë që ikën nga revolucioni i Fidel Kastros, senatori Marco Rubio zhvilloi një urrejtje të...
    Bota/Rajoni15 Nëntor 2024
    Policia e Shtetit ka sekuestruar gati 700 mijë euro gjatë një kontrolli që iu bë veturës së një shtetasi shqiptar derisa i...
    Bota/Rajoni15 Nëntor 2024
    Një mjek nigerian me pasion për artin, ka thyer rekordin botëror Guinness duke krijuar një vizatim gjigant prej 1,003.9 metra katrorë, që...
    Të tjera
    Vip15 Nëntor 2024
    Opinionistja e Big Brother VIP Kosova 3, Olta Gixhari, i është drejtuar Drilonit që është bërë i mërzitshëm me historinë e Lelës....
    Vip15 Nëntor 2024
    Gresa dhe Drenusha janë përplasur me njëra-tjetrën edhe në spektaklin ‘Prime’. Të dyja u përplasën teksa po diskutohej ftohja e raportit mes...
    Lajme15 Nëntor 2024
    “Emocion i papërshkrueshëm në Podujevën fisnike, në vet zemrën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku Turneu i Ndryshimit e vazhdoi rrugëtimin drejt...
    Sport15 Nëntor 2024
    Ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0 pjesa e parë në sfidën mes Rumanisë dhe Kosovës që po zhvillohet në kuadër të...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Gjatë fundjavës në Kosovë pritet të mbizotërojë mot i vranët e kohë pas kohe edhe me diell. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës,...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sonte mori pjesë në shënimin e 25-vjetorit të themelimit të Bankës Qendrore të Kosovës. “Është gëzim i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.