×
  • Lajme
  • Lajme

    Eksperti amerikan-Hotit: Mos prano që Ujmani të quhet “Liqeni Trump”, ose jep dorëheqje

    FrontOnline
    26 Shtator 2020

    Eksperti amerikan për Ballkanin, njëherit profesor, Alon Ben Meir, ka komentuar propozimin për ndryshimin e emërtimit të Liqenit të Ujmani në Liqenin e Presidentit Tumpit.Alon Ben Meir, këtë reagim e bëri pasi që Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti e mbështeti një gjë të tillë, të propozuar nga i dërguari i Posaçëm i Presidentit amerikan, Richard Grenell.

    Eksperti amerikan tha se Hoti duhet të ndihet i turpëruar që ka lejuar Trumpin ta manipuloj deri në këtë shkallë.

    Ai tha se një veprim i tillë ç’nderon shtetin e Kosovës.

    Ai gjithashtu kërkoi nga shqiptarët e Kosovës ta refuzojnë vendimin e gabuar të Hotit për të riemërtuar Liqenin ose përndryshe të kërkojnë dorëheqjen e tij.“Çdo shqiptar nga Kosova duhet të refuzojë vendimin e gabuar të Hotit për të riemërtuar Liqenin, për të mbrojtur integritetin e vendit dhe të kërkojë që Hoti ose të ndryshojë vendimin e tij ose të japë dorëheqjen”, deklaroi Ben Meir.

    Postimi i plotë:

    Kryeministri i Kosovës, Hoti duhet të ndihet i turpëruar me veten e tij që ka lejuar Trumpin ta manipuloj deri në këtë shkallë. Që Hoti të pranojë të riemërtojë Liqenin e Ujman në Liqenin e Presidentit Trump nuk bën gjë tjetër veçse çnderon Kosovën. Trump është një President i akuzuar, që nuk është gjë tjetër veçse një politikan i korruptuar, një gënjeshtar i varur pa moral. E ashtuquajtura marrëveshje e normalizimit ekonomik që Hoti e karakterizoi si “një hap i madh drejt marrëveshjes përfundimtare politike, e cila duhet të rezultojë me njohje reciproke”. nuk është gjë tjetër veçse një iluzion i trishtuar dhe një mashtrim. Marrëveshja madje nuk e angazhon Serbinë që t’i japë fund, njëherë e përgjithmonë, fushatës së saj të mbrapshtë për të çregjistruar Kosovën, por thjesht ta pezullojë atë për një vit. Çdo shqiptar nga Kosova duhet të refuzojë vendimin e gabuar të Hotit për të riemërtuar Liqenin, për të mbrojtur integritetin e vendit dhe të kërkojë që Hoti ose të ndryshojë vendimin e tij ose të japë dorëheqjen.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Maj 2025
    Deputetja e AAK-së dhe ish-anëtarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Time Kadrijaj, dështimin e Kosovës për t’u futur në agjendën e...
    Lajme16 Maj 2025
    Partia Demokratike e Kosovës ka thirrur konferencë për media për ditën e sotme. Konferenca do të mbahet në Selinë Qendrore të kësaj...
    Lajme16 Maj 2025
    Jeton Mehmeti, ish-kryetar i KOSTT-it, ka thënë se ka mundësi që rritja e çmimit të rrymës mund të anulohet. Ai tha se...
    Të tjera
    Lajme15 Maj 2025
    Policia e Komunikacionit Rrugor në bashkëpunim me Stacionin Policor në Ferizaj ka filluar sot zbatimin e planit operativ “Motoçikleta 2025”. Gjatë ditës...
    Lajme15 Maj 2025
    Në Tiranë është mbajtur një darkë joformale mes liderëve të BE-së dhe krerëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor, në prag të samitit...
    Lajme15 Maj 2025
    Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka reaguar ndaj raportimeve për kontratën e diskutueshme të nënshkruar për fabrikën e përpunimit të...
    Lajme15 Maj 2025
    Deputeti i PDK-së, Artan Behrami ka vazhduar vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përveç përfaqësues të shoqatave dhe shumë shqiptaro-amerikan, Behrami...
    Lajme15 Maj 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se PDK nuk do ta votojë për kryetar të Kuvendit asnjë nga emrat...
    Sport15 Maj 2025
    “Jemi në pikën e kuqe të vonesës”. Me këtë deklaratë, kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, ka ngritur alarmin për...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.