×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Efekti COVID 19: Sivjet 150 mijë polica më pak

    FrontOnline
    13 Gusht 2020

    Bazuar në të dhënat zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se gjatë gjashtë mujorit të parë të këtij viti të gjitha kompanitë e sigurimeve, duke përfshirë këtu edhe Byronë Kosovare të Sigurimeve, kanë shitur 347.403 polica obligative e vullnetare. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak janë më pak 147 mijë e 524 polica. Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku, alarmon për rritje enorme të numri të automjeteve të paregjistruara të cilat po qarkullojnë nëpër rrugët ë Kosovës

    Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, gjatë gjashtë mujorit të parë të këtij viti numri i policave të shitura nga kompanitë e sigurimeve dhe Byroja Kosovare e Sigurimeve është më i vogël për 147 mijë e 524 polica. Referuar  të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se gjatë 6 muajve të parë të këtij viti janë shitur gjithsej 347.403 polica sigurimi, ku nga ky numër 172.486 janë polica TPL, 65.567 janë polica kufitare si dhe pjesa tjetër prej 109.350 janë polica vullnetare. Derisa gjatë 6 muajve të parë të vitit 2019 janë shitur 494.927 polica, ku nga ky numër 207.959 janë polica TPL, 120.671 janë polica kufitare deri sa 166.297 janë polica vullnetare. Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku, alarmon për rritje enorme të numrit të automjeteve të paregjistruara të cilat po qarkullojnë nëpër rrugët e Kosovës. “Nga viti 2018, por edhe aktualisht, ne kemi kërkuar dhe po kërkojmë përkrahjen Institucionale për të ulur numrin e madh të automjeteve ta paregjistruara të cilat janë duke qarkulluar në vazhdimësi nëpër rrugë. Ngado po dëmtohen qytetaret, po dëmtohet shteti, po dëmtohemi ne. Është momenti i fundit kur të gjithë së bashku duhet të angazhohemi për ta ulur këtë numër” , ka thënë drejtori Mazreku.

    CITIM:

    “Nga viti 2018, por edhe aktualisht, ne kemi kërkuar dhe po kërkojmë përkrahjen Institucionale për të ulur numrin e madh të automjeteve ta paregjistruara të cilat janë duke qarkulluar në vazhdimësi nëpër rrugë. Ngado po dëmtohen qytetaret, po dëmtohet shteti, po dëmtohemi ne. Është momenti i fundit kur të gjithë së bashku duhet të angazhohemi për ta ulur këtë numër”, ka thënë drejtori Sami Mazreku.

     

    Viti      TPL                Kufitare         Vullnetare      Total

    2020    172.486           65.567             109.350           347.403

    2019    444.780           424.615           327.446           1,196.841

    2018    421.732           391.898           260.092           1,073.722

    2017    413.793           384.420           225.156           1,023.369

    2016    386.718           362.464           202.357           951.539

    2015    350.016           442.031           185.460           977.507

    2014    332.350           488.598           177.093           998.041

    2013    323.682           437.184           156.665           917.531

    2012    278.235           355.407           123.530           757.172

    2011    285.900           220.452           98.862             605.214

    2010    258.022           192.801           89.916             540.739

    2009    253.445           181.290           77.031             511.766

    2008    251.541           153.001           71.852             476.394

    2007    232.878           143.623           29.842             406.343

    2006    251.641           136.182           17.977             405.800
    2005    223.770           134.596           14.520             372.886

    2004    241.901           120.609           8.423               370.933

    2003    199.223           62.073             3.827               265.123

    2002    175.008           72.358             /                       247.433

    2000    /                       /                       /                       179.864

    GRAFIKA 2:

    Periudha e krahasuar janar-qershor:

    Viti      TPL                Kufitare         Vullnetare      Total

    2020    172.486           65.567             109.350           347.403

    2019    207.959           120.671           166.297           494.927

    2018    198.878           113.211           128.331           440.420

    Afër dhjetë mijë banorë të fshatrave të Skenderajt përfitojnë nga rrjeti i ri elektrik
    Nga Rubrika
    Ekonomi02 Maj 2024
    Institucionet vendore kanë intensifikuar përpjekjet për ta luftuar ekonominë joformale në Kosovë. Sipas Administratës Tatimore të Kosovës, brenda këtë vit janë fiskalizuar...
    Ekonomi02 Maj 2024
    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ka miratuar projektligjin për kripto-asetet dhe për regjistrin e pronarëve përfitues. Me këtë rast, Mimoza...
    Ekonomi01 Maj 2024
    Pagat e ulëta në sektorin publik dhe privat edhe më tej mbeten brengë kryesore për shumë qytetarë të Kosovës.  Mbi këtë pakënaqësi...
    Të tjera
    Lajme02 Maj 2024
    Deputeti i PDK-së. Xhavit Haliti tha se Kosova dhe të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor “janë përballur me raporte të tilla”, ndërsa...
    Lajme02 Maj 2024
    Janë bërë 25 vjet që nga koha kur në Studime të Vushtrrisë forcat kriminele serbe vranë 116 shqiptarë të pafajshëm të cilët...
    Vip02 Maj 2024
    Hailey Bieber është shtatzënë! Baby Bieber po vjen! Kjo është ajo që po përflitet online. Vetëm në muajin e fundit, Google Trends...
    Lajme02 Maj 2024
    Deputeti I Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë sot se Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti e ka marrë...
    Lajme02 Maj 2024
    Deputetët britanikë sot do të mbajnë një debat mbi sigurinë në Ballkanin Perëndimor. Këtë debat e ka futur në agjendë deputetja Alicia...
    Lajme02 Maj 2024
    Sot më 2 maj, shënohet 25 vjetori i Masakrës së Studimës, ku forcat serbe vranë 116 civilë të këtij fshati të komunës...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.