Është arrestuar një person në Kaçanik pasi e sulmoi fizikisht vëllain e tij.
Pas sulmit viktima ka pranuar ndihmë mjekësore.
Ndërkaq i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Kaçanik 26.06.2023 – 11:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se për shkak të një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht vëllain e tij, viktimën mashkull kosovar. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në QKMF Kaçanik, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.