×
  • Kronika
  • Kronika

    E shantazhoi se do ta shpëtojë nga Specialja duke ia kërkuar mbi 1 milion euro, ngritet aktakuzë ndaj një personi

    FrontOnline
    19 Qershor 2020

    Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit E.H pasi që ky kishte shantazhuar një person tjetër me iniciale B.P se do ta shpëtojë nga Gjykata Speciale duke i kërkuar shuma mbi 1 milion euro.

    Ai është paraqitur rrejshëm si bashkëpunëtor dhe person me ndikim te prokurorët e specializuar të Gjykatës Speciale në Hagë dhe më vonë prezantoi provat në rastet e imagjinuara ndaj tij.

    I pandehuri ia kërkoi të dëmtuarit plot 1 milion e 400 mijë euro, por që kjo i mbet në tentativë, pasi ky i fundit e raportoi në polici rastin.

    Ai fillimisht i ka kërkuar shumën e të hollave prej 850.000.00 euro, pastaj shumën prej 360.000.00 euro dhe së fundmi 190.000.00 euro.

    Por, kanosja e kërcënimi nuk përfundon këtu.

    E.H. i ka dërguar edhe vajzës së të dëmtuarit mesazh me përmbajtje “Babai yt është në rrezik dhe ti mundesh me evitue situatën“ duke synuar që t’i merr paratë e kërkuara.

    “Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri E.H. nga muaji qershor i vitit 2019 e deri më 10.03.2020, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, ka tentuar që ta detyrojë të dëmtuarin B.P. që të veprojë në dëm të pasurisë së tij, duke përdorur kanosjen serioze se i njëjti do të gjykohet nga ana e Gjykatës Speciale në Hagë po qe se nuk ia dorëzon shumën e kërkuar të të hollave”.

    Më 10.03.2020, i pandehuri E.H arrestohet dhe vepra i mbetet në tentativë.

    Me këto veprime i pandehuri E.H. ka kryer veprën penale “Detyrimi në tentativë” nga neni 328 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 lidhur me nenin 28 të KPRK-së.

    Nga Rubrika
    Kronika22 Dhjetor 2024
    Katër persona janë përfshirë në një rrahje gjatë së shtunës në Ferizaj. Gjatë intervenimit të policisë, njëri nga të dyshuarit e ka...
    Kronika22 Dhjetor 2024
    Një sasi e drogës e dyshuar të jetë e llojit kokainë dhe një armë e zjarrit janë gjetur në një veturë të...
    Kronika22 Dhjetor 2024
    Një person është arrestuar mbrëmjen e së shtunës në Prishtinë, konkretisht në lagjen Vetërnik. I dyshuari derisa ka qenë duke lëvizuar me...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.