×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    E godet dy herë policin, kolegu i tij nokauton gruan – kryetari i Baltimore njofton se është shkarkuar zyrtari policor

    FrontOnline
    01 Qershor 2020

    Protestat dhe dhuna që është përhapur në tërë SHBA-të nuk kanë të ndalur. E tëra ndodhi pas vdekjes së afro-amerikanit George Floyd, i cili humbi jetën kur një polic i vuri gjurin mbi qafë për më shumë se tetë minuta, shkruan Washington Post.

    Pamje të ndryshme të publikuara në rrjete sociale tregojnë se si raportet mes qytetarëve dhe policëve janë në nivelin më të ulët.

    Këtë më së miri e shpjegon rasti i një gruaje, e cila e godet dy herë shuplakë një polic të Baltimore. Duke parë se ajo vazhdimisht e sulmonte policin që nuk reagonte fare, një koleg i tij pa u menduar dy herë e godet me grusht në fytyrë gruan, e cila menjëherë rrëzohet në asfalt duke humbur vetëdijen.

    “Polici që e ka goditur gruan nuk punon më si polic. Kolegu i tij që goditej nga gruaja ka treguar durim dhe arriti të ruaj gjakftohtësinë, edhe pse vazhdimisht sulmohej”, ka deklaruar Bernand Young, kryetari i Baltimore.

    Ai shtoi se në këtë rast policët është dashur ta arrestojnë, e jo ta godasin. Gjithashtu pranoi se gruaja është në paraburgim dhe akuzohet për sulm ndaj zyrtarit policor.

    Kujtojmë që policia në Minneapolis, tentoi të arrestojë George Floydin, pasi që sipas tyre kishte paguar në një market me 20 dollarë false. Madje sipas tyre ai kishte refuzuar të futet në veturën e policisë, duke i detyruar ta rrëzojnë në tokë për ta prangosur. Por gjatë asaj kohe, polici Derek Chovin i mbajti gjurin në qafë deri sa edhe dha frymën e fundit.

    Ky veprimi nxiti reagime dhe protesta të ashpra në tërë SHBA-së, duke bërë që shumë lokale, stacione të policisë e vetura të digjen nga turma. E për ta vënë në kontroll situatën në mbi 25 qytete po aplikohet ora policore.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ushtria amerikane të martën identifikoi katër nga ushtarët e parë amerikanë të vrarë në luftën kundër Iranit, ndërsa administrata Trump paralajmëroi se...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.