Mjekët kosovarë e vecanërisht ata të Klinikës Infektive së QKUK’së ka muaj që janë në vijën e parë të frontit duke u ballafaquar me pacientët të cilët janë të prekur me Covid-19.
Madje për disa nga infermierë t e QKUK-së , Klinika Infektive tashmë është bërë shtëpi e dytë . Me nga 16 orë punë disa nga ta, lodhjen po e mposhtin në korridoret e ballkonet e spitalit, për t’u kthyer sërish në punë.
Në rrjetet sociale po qarkullon një forografi ku tregon gjendjen reale të infermierëve kosovarë.
Në atë foto shihet infermierja Shqipe Kadriu, duke pushuar për pak momente gjatë orarit të punës në Klinikën Infektive, e cila është mbingarkuar me pacientë me Covid-19.