×
  • Lajme
  • Lajme

    Dugolli i VV’së i quan gangsterë të dyshuarit për vrasjen në Drenas të veteranit të UÇK’së

    FrontOnline
    22 Gusht 2020

    Një veteran i UÇK’së dyshohet se është vrarë sot në fshatin Nekoc të Drenasit. Për këtë ka reaguar anëtari i VV’së Enver Dugolli, bashkëvendas i viktimës. Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Dugolli i ka quajtur gangsterë autorët e krimit derisa thekson se vrasja ka ndodhur pas një zënke banale.

    Ish-gjenerali Dugolli thotë se i vrari Qamil Demiri, ishte veteran i UÇK’së, njeri i urtë dhe punëtor. Sipas ish-ministrit të Mbrojtjes krimi u krye nga persona të njohur për probleme dhe për policinë.
    Bashkëvendasi im Qamil Demiri, veteran i UÇK-së, njeri i urtë dhe punëtor paska pësuar me jetë pas një zënke krejtësisht banale. Personat e dyshuar të vrasjes janë të njohur për probleme, jo vetëm nga popullata e kësaj ane, por edhe nga Policia, mirëpo kurrë nuk mund të besoja që mund të shkrepej armë mbi një njeri të tillë siç ishte Qamili”, shkroi Dugolli në Facebook.

    Shkrimi i plotë i Dugollit në Facebook:

    Një lajm i rëndë sonte më tronditi.

    Krisma armësh prishen qetësinë e fshatit tim. Bashkëvendasi im Qamil Demiri, veteran i UÇK-së, njeri i urtë dhe punëtor paska pësuar me jetë pas një zënke krejtësisht banale. Personat e dyshuar të vrasjes janë të njohur për probleme, jo vetëm nga popullata e kësaj ane, por edhe nga Policia, mirëpo kurrë nuk mund të besoja që mund të shkrepej armë mbi një njeri të tillë siç ishte Qamili.

    Bashkëndjejë dhimbje të madhe për një humbje të tillë dhe ju shprehë ngushëllime familjes Demiri për këtë vdekje tragjike!

    STOP dhunës dhe gangsterizmit!

    Comodita në panairin M.O.W. po shijon takimet me biznese për mundësi shkëmbimi eksperiencash, rrjetëzimi dhe bashkëpunimi
    Nga Rubrika
    Lajme27 Prill 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka uruar në X homologun e saj të Sierra Leones për Ditën e Pavarësisë. “Në Ditën e Pavarësisë së...
    Lajme27 Prill 2024
    Për Kryetarin e Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemin, shqetësuese vazhdon të mbetet trajtimi i punëtorëve teknikë, të cilët janë...
    Lajme27 Prill 2024
    Frank Schwabe, kryetar i delegacionit gjerman në Këshillin e Evropës, ka folur për gjasat e Kosovës për t’u anëtarësuar në këtë organizatë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni27 Prill 2024
    Ministri i Bujqësisë i Ukrainës, Mykola Solskyi është arrestuar, pasi është i dyshuar për korrupsion në vlerë miliona dollarësh. Ai po përballet...
    Lajme27 Prill 2024
    Kryetari i Mitrovicës, njëherësh edhe kandidati për kryeministër nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza ka kujtuar Masakrën e Mejës ku 367 civilë...
    Sport27 Prill 2024
    Rënia Sheffield United nga Premier League është konfirmuar të shtunën pas humbjes 5-1 në ndeshjen kundër Newcastle United. Megjithatë trajneri Chris Wilder...
    Lajme27 Prill 2024
    Dhuna në familje, nuk është problem vetëm në Kosovë, kjo po ndodh edhe në Shqipëri. Atje pothuajse çdo ditë arrestohet një person,...
    Bota/Rajoni27 Prill 2024
    Qytetarët e jo Mickoski, janë ata që do të vendosin nëse BDI-ja do të shkojë në opozitë. Ky ka qenë mesazhi i...
    Lajme27 Prill 2024
    Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është një periudhat më të rëndësishme të historisë së Kosovës. Shumë dëshmorë dhanë jetën pë liriné...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.