Sipas tij drejtorit të Klinikës së Biokimisë, Shemsi Veselit, edhe numri i qytetarëve të infektuar është më i madh se që raportohet.
“Kohën e fundit me setin e testeve që ju kanë dedikuar Klinikës se Neurologjisë, ne i kemi vërejtur se ka qenë një pjesë e kolegëve të prekur, që disa e kanë ditur, por ka edhe që nuk e kanë ditur dhe na kanë dalur që e kanë kaluar Covidin”, ka thënë ai.
Testet serologjike janë vlerësuar si tejet të rëndësishme nga ai.
Shteti s’ofron teste serologjike falas për qytetarët, mjekët testohen nga donacionet
Veseli ka treguar se përmes këtyre testeve do të kuptohet se sa imunitet është krijuar në organizmin e qytetarëve, e cilët persona do të duhet të vaksinohen me zbulimin e vaksinës.
“Është mirë që qeveria të ndaj mjete për sektorin publik, që të krijoj një buxhet ku do të blihen këto teste dhe do të jenë në shërbim të qytetarëve të Kosovës. Testet e kanë edhe rëndësinë që na kishin ndihmuar për të dhënë përgjigjen definitive se Covid po i krijon imunitet organizmit”, ka thënë ai për Front Online.