×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Dorëheqjet në Telekom, bordi i Drejtorëve tregon gjendjen brenda kompanisë

    FrontOnline
    18 Gusht 2020

    Dy zyrtarë të Telekomit, përfshirë këtu edhe u.d e kryeshefes ekzekutive, kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre në kompaninë publike.

    Bordi i përkohshëm i Telekomit, i emëruar para disa javësh nga kryeministri Avdullah Hoti, ka njoftuar se sot ka dhënë dorëheqje ushtruesja e detyrës së Kryeshefes Ekzekutive, Burbuqe Hana dhe ushtruesi i detyrës së Zyrtarit Kryesor të Financave dhe Thesarit, Feim Kelmendi.

    Sipas njoftimit të bordit, aty janë emëruar përkohësisht dy zyrtarë të tjerë, por nuk do të mund të nisin punën, pa dëshmuar se nuk janë nën hetime dhe nuk kanë qenë më parë.

    Po ashtu, bordi thotë se të emëruarit e rinj, që do të qëndojnë në pozita derisa të emërohet të tjerët me konkurs, nuk do të mund të marrin vendime ekzekutive, pa konsulta paraprake.

    Njoftimi i plotë i Telekomit:

    Komunikatë për media nga Bordi i përkohshëm i Drejtorëve të Telekomit në lidhje me zhvillimet e fundit në ndërmarrje

    Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Telekomi Sh.A në mbledhjen e rregulltë të mbajtur me datë 17.08.2020 ka aprovuar kërkesen për dorëheqje të Ushtruesit të Detyrës së Zyrtarit Kryesor të Financave dhe Thesarit (U.D. ZKFTH), Feim Kelmendi, që është paraqitur para Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve me datë 07.08.2020. Bordi fillimisht nuk kishte aprovuar dorëheqjen, por U.D. ZKFTH nuk ka tërhequr dorëheqjen dhe nuk ka shprehur gatishmëri për bashkëpunim.

    Në të njejtën mbledhje, Ushtruesja e Detyrës së Kryeshefes Ekzekutive (U.D. KE), Burbuqe Hana ka njoftuar se jep dorëheqje nga kjo pozitë, pa ofruar ndonjë arsyetim konkret ligjor. Kërkesa e saj ka qenë largimi i disa konstatimeve të Bordit nga procesverbali i mbledhjes paraprake, lidhur me jo kompetencen dhe pasivitetin e treguar nga Menaxhmenti në situatën e bllokimit te llogarive bankare dhe tërheqjes se mjeteve nga Përmbaruesi.

    Kërkesa e U.D. Kryeshefes Ekzekutive nuk ishte ligjore dhe si e tillë nuk mund të aprovohej nga Bordi. Në këtë formë dhe me këtë veprim Bordi është gjendur në një situatë të palakmueshme dhe të jashtëzakonshme. U.D. KE ka qenë kategorike në dorëhqjen e saj duke mos pranuar kompromisin me Bordin e Përkohshëm. Andaj duke marrë për bazë faktin se proceduralisht dhe ligjërisht Bordi duhej të vendoste, të njëjtës ia miratoi dorëhqjen duke e liruar nga detyra të cilën e ka ushtruar nga 24 Prill 2020.

    Bordi ka vendosur përkohësisht zëvendësuesit në cilësinë e Ushtruesve të Detyrave deri në publikimin e Konkursit. Ushtrues Detyre i Kryeshefit Ekzekutiv është caktuar Zeqir Kiqina, kurse Ushtrues Detyre i Zyrtarit Kryesor të Financave dhe Thesarit është caktuar Agim Matoshi.

    Bordi është siguruar që zyrtarët e vendosur si ushtrues të detyrës përkohësisht të jenë të pastër në aspektin ligjor, dhe të njëjtit mund të fillojnë punën vetëm nëse sjellin dëshmi nga Gjykata se nuk janë apo kanë qenë në procedura hetimore.

    Bordi po ashtu ka vendosur që të pezulloj matricën e autorizimeve e cila i jep kompetenca supreme Kryeshefit Ekzekutiv dhe pikërisht nën mbështjetjen e këtij akti ish-Kryeshefat në vazhdimësi kishin nxjerrë vendime të dëmshme për Telekomin duke e sjellur në gjendjen që është. Bordi ka udhëzuar U.D. Kryeshefin e ri që të mos ndërmerr asnjë veprim pa dakordim paraprak me Bordin, dhe këtë nuk mund ta bëj përveç punëve ditore operative për shkak të pezullimit të autorizimeve deri në emërimin e Kryeshefit të ri me Konkurs dhe Bordit të Përhershëm, përmes konkursit publik. Në këtë formë Bordi është siguruar që në këtë kohë krize për Telekomin vendimet do të merren ne formë kolektive dhe llogaridhënia e përgjegjësia do të ngritet në nivelin më të lartë të mundshëm.

    Bordi i përkohshëm i Drejtorëve është i përkushtuar që ndërmarrjen ta drejtojë drejt një përmirësimi gradual dhe të kthej përformacën e saj të dikurshme. Ndërmarrja aktualisht është në një gjendje të rëndë financiare, por me angazhimin e Bordit të përkohshëm të Drejtorëve, menaxhmentit dhe gjithë stafit synohet një qëndrushmeri finaciare, zhvillim të produkteve, stabilitet të rrjetit dhe shërbime sa më cilësore për klientë.

    Bordi që nga emërimi ka ndërmarrë një sërë masash urgjente për të sjellë stabilitetin në ndërmarrje, duke treguar përkushtim dhe profesionalizëm në punë dhe në propozime konkrete për rimëkëmbje të Telekomit. Për informimin tuaj Bordi ka arritur pas vetëm dy jave pune të:

    Negocioj me Dardafone dhe me ATK per debllokimin e llogarive bankare;
    Aktivizoj shitjen e produkteve dhe marrëdhëniet me publikun përmes Qendrës së Thirrjeve (Call Center) me kosto ZERO, duke bindur menaxhmentin që të transferojë rreth 100 punëtorë pasivë dhe të pa-angazhuar në qendrën e thirrjeve;
    Rishikimin e kontratave të qirasë dhe propozimin që disa prej antenave të vendosen në prona publike me kosto ZERO;
    Ndërprerjen e kontratave të qirasë me vlera te larta dhe te pa arsyeshme financiare;
    Negociatat me IFC (pjesë e Bankës Botërore) për financimin e ristrukturimit te Telekomit me kosto minimale apo pa kosto fare;
    Vazhdimin e negociatave me NOKIA dhe ERIKSON për mirëmbajtjen e sistemit teknik të Telekomit në afat prej 10 vitesh, investim ky në vlerë prej rreth 7 milionë euro duke mbuluar këtu edhe shpenzimet për kodin shtetëror +383 si dhe pjesën e përgjimeve ligjore, kërkese kjo e rregullatorit ARKEP. Financimi i projekteve do të bëhet nga Qeveria përmes kredive të buta të siguruara nga Institucionet Financiare Ndërkombëtare;
    Fillimin e hartimit të Strategjisë për Rimëkëmbjen e Telekomit si dhe Biznes Planit sipas kërkesës së Qeverisë së Kosovës dhe Bankës Botërore;
    Vendosjen e kontrollit strikt të monitorimit të vijueshmërisë në punë të punëtorëve;
    Negociatat për riprogramimin e borxheve me ç’rast kemi parandaluar përmbarime tjera.
    Bordi i përkohshëm i Drejtorëve është transparent dhe professional, andaj mund t’i publikojë të gjitha ekstraktet nga mbledhjet e tij, në mënyrë që mediat të kuptojnë në realitet situatën e krijuar si dhe profesionalizmin dhe qëndrimet e Bordit. Jemi në dispozicionin tuaj për të sqaruar çdo çështje që ju e konsideroni me interes për publikun.

    Me respekt,

    Bordi i Telekomit!

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës tha se “shpërndajra e buxhetit të shtetit në kohë fushate është skemë e korrupsionit publik”, ndërsa...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Qeveria e Kosovës ka vendosur të ndajë nga 100 euro shtesë të njëhershme për pensionistët dhe po ashtu nga 100 euro shtesë...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Besart Dreshaj, kryetar i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, ka theksuar se mosbashkëpunimi i Qeverisë me përfaqësuesit e bizneseve ka krijuar një...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Pesë persona vdiqën të premten mbrëma në Magdeburg të Gjermanisë, pas një sulmi me veturë në tregun e Krishtlindjes atje. Në mesin...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), ka theksuar se përkundër premtimeve të shumta, Qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë hap...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Qendra për Menaxhimin Kufitar e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftuar se pritjet te pika kufitare Dheu i Bardhë, janë rritur...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave Hekuran Murati sot do të mbajnë konferencë për media. Konferenca do të nisë në ora...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Punonjësve të Sektorit Privat, ka shprehur shqetësimin e tij për dështimin e Qeverisë “Kurti” në realizimin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Rap-artistja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, i ka dhënë fund beqarisë. Ajo është fejuar me partnerin e saj, futbollistin e Dortmundit, Karim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.