Presidenti amerikan Donald Trump sot do të nënshkruar dekretin për reformat në polici, e tëra kjo po ndodh në kohën kur në mbarë SHBA-të kanë shpërthyer protestat e dhunshme kundër racizmit dhe dhunës policore.
“Më në fund ka ardhur momenti që të kemi një ligj që të implementohet ndershëm, në mënyrë të pavarur dhe me plotë siguri”, ka deklaruar Trump, duke paralajmëruar se pjesëtarët e forcave të rendit janë “njerëz të mirë”.
Kongresi amerikan gjithashtu është duke shqyrtuar dekretin për reformat në polici në nivel shteti, edhe pse shumica e reformave duhet të aplikohen nga autoritetet lokale që udhëheqin me këto forca të sigurisë.
Protestat në mbarë SHBA-të kanë filluar më 25 maj, kur afro-amerikani George Floyd ndërroi jetë në Minneapolis derisa policia po tentonte ta arrestonte dhe madje njëri prej tyre i mbajti gjurin në qafë për afro 9 minuta.