
Albin Kurti dhe kabineti i tij i kanë bërë 100 ditë prej se e kanë marrë drejtimin e qeverisë.
Partia e Kadri Veselit ka gjetur 100 shkelje që sipas tyre i ka bërë Kurti gjatë këtyre ditëve.
Në mesin e shumë gjetjeve, kjo parti ka thënë se është abuzuar edhe me dokumentet shtetërore.
“Nxjerrja abuzive e dokumenteve shtetërore nga Qeveria në mënyrë të dyshimtë pas orarit të punës”, thuhet në njoftimin e PDK-së.