×
  • Lajme
  • Lajme

    Dita e 14-të e të riut në karantinë: Jemi si n’burg, distanca hiç ma shumë se 50 cm!

    FrontOnline
    03 Maj 2020

    Një rast tragjik ndodhi pasditën e sotme në Qendrën e Konvikteve, e cila është shndërruar tash e sa javë në karantinë.Një 26 vjeçar kërceu nga kati i 5-të, e që më pas vdiq në QKUK, si pasojë e plagëve të marra.Një i ri tjetër, i cili është një nga të karantinuarit, Sh.B në rrjetin social Facebook, ka publikuar një status, i cili shprehet të jetë i indinjuar me vendimin e MSH-së që për të qëndruar të izoluar.

    Ai tregon se nga 105 persona që kanë ardhur nga Zvicra, sot është dita e 14-të, ndërsa janë më pak se 20 persona të karantinuar.Ai madje thotë se personat që kanë dalë nga karantina, kanë pasur njoftësi.

    Ky është postimi i plotë:

    Sot 14 ditë n’KARANTIN!Është me t’vertet e t’merrshme kjo që ndodhi sot në qendrën e studentave që u vetëvra një i ri i moshës 26 vjeqare, është edhe më e t’merrshme kjo “rregullore apo ligj” që meu mbajt na t’mbyllun nga 16 ditë, ama qershia mbi tortë është se në konvikt prej datës 20.04.2020 sa kam ardh un në bazë të njoftimeve në media u dasht meu kan me shifra afërsisht mbi 300 persona apo t’burgosun ma mir me than se qashtu jemi, e sot jemi më pak se 150 persona.
    105 persona kemi ardh prej zvicrres, sot jemi ma pak se 20 persona, e di qysh kan dal, e di qysh kan shkru email, e di qysh kan fol me mjekun edhe kan arrit me dal jasht.Ja vlen me përmend se kta persona t’cilët kan dal me t’njofshëm apo me ndihmë të mjekut, kanë dal pas orës 21:00 n’mbramje, qysh në ditën e dytë dhe të tretë të karantinës.Distanca apo kujdesi për vehtën 100% kish pas meu kan n’shpi n’familje t’tonat se sa ktu, ktu u leju me lu letra, u leju me lu shah, kan nejt mbi 10 persona me nji dhom.Distanca ndërmjet njani tjetrit u kan hiq ma shum se 50 cm.Jemi si n’burg, krejt shka kemi drejt me porosit prej jasht me na pru janë vetëm cigare, kafe edhe barna.Neve nuk na lejohet me porosit, ushqim ose naj sen tjeter, po më e keqja që është nuk na lejohet as uj me ble, detyrohemi që krejt ditën me kalu me nji shishe të vogël.Nuk e di ku është qëllimi i këtyre masave të tmerrshme, nuk kam arrit me kuptu deri tash!“Të lumt Ministër”

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.